Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Operacion ndërkombëtar “The Wanted”/ Arrestohet në Brazil Ervin Mata, ishte në kërkim për trafik 240 kg kokainë

    Aksident i frikshëm në Llogara, makina çahet nga barrierat, plagoset 22-vjeçari

    Trump kërkon shkarkimin e Jimmy Kimmel, shakaja për Melania Trump ndez debat të fortë në SHBA

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Nga pro*titucioni tek kr*mi/ Policia e Fierit bën bilancin e muajit Prill, 617 të arrestuar

    May 4, 2025
    Nga pro*titucioni tek kr*mi/ Policia e Fierit bën bilancin e muajit Prill, 617 të arrestuar

    FIER– “Blutë” në qarkun e Fierit kanë bërë bilancin për punën gjatë muajit Prill, nga ku janë realizuar disa operacioni të rëndësishme, duke vënë në pranga shumë persona.

    Ka pasur prezencë 24/7 e shërbimeve të Policisë, në terren, kontrolle intensive në të gjithë vendin, bashkëpunim me qytetarët dhe me partnerët, hetime të kryera me metoda proaktive/bazuar në inteligjencën policore, për të parandaluar dhe goditur veprimtaritë kriminale, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë.

    Si rezultat i punës së pandërprerë, gjatë muajit prill:

    janë finalizuar 65 operacione policore;

    janë finalizuar 16 operacione, si rezultat i bashkëpunimit me partnerët, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar;

    janë vënë në pranga 617 autorë të dyshuar veprash penale;

    janë sekuestruar 22 armë zjarri, 5 armë gjahu, 4 armë sportive, mjete si të Policisë dhe një sasi e konsiderueshme municioni;

    janë sekuestruar rreth 80,2 kg kanabis (13,9 kg me përqindje të lartë TCH), qindra doza të kësaj lënde, mijëra bimë dhe fidanë kanabisi, sasi dhe doza kokaine;

    janë goditur 5 raste të kultivimit të bimëve narkotike, si rezultat i kontrolleve të kryera në zbatim të planit të masave të koduar “Koordinata”;

    janë goditur 6 raste të trafikimit të kanabisit, nga SHBA, nëpërmjet shërbimit postar, dhe mbi 20 raste të shitjes së lëndëve narkotike, në doza;

    janë sekuestruar rreth 300 000 euro të dyshuara të përfituara nga krimi ose të padeklaruara në kufi;

    janë sekuestruar 1400 gramë flori, bizhuteri floriri dhe mallra të ndryshme të kontrabanduara, dhjetëra pajisje kompjuterike dhe celularë që përdoreshin për veprimtarinë e paligjshme në call center dhe për lojëra fati;

    Janë goditur 3 grupe kriminale

    -2 grupe që prodhonin dhe shitnin lëndë narkotike;

    -1 grup që kryente vjedhje me thyerje, në banesa dhe në subjekte;

    janë parandaluar 7 ngjarje kriminale, 3 prej tyre me armë zjarri, 2 me mjete prerëse dhe 2 me sende të forta.

    janë zbardhur 10 ngjarje kriminale që kanë përfshirë: vjedhje me thyerje në banesa, djegie automjetesh dhe konflikte ndërmjet disa shtetasve;

    janë finalizuar 25 operacione për zbardhjen e vjedhjeve, vjedhjeve me thyerje dhe vjedhjeve me dhunë;

    janë finalizuar 4 operacione për goditjen e krimeve ekonomiko-financiare dhe 3 operacione për goditjen e krimeve kibernetike;

    janë trajtuar në bashkëpunim me institucionet kompetente, 120 raste të krimeve mjedisore dhe 85 raste të dhunës në familje;

    janë goditur 10 raste të organizimit ilegal të lojërave të fatit, 5 raste në fushën e prostitucionit dhe 2 raste të dhënies ndihmë emigrantëve, për të kaluar ilegalisht kufijtë;

    iu është dhënë ndihmë 13 turistëve që patën nevojë, në shpellën e Pëllumbasit dhe në kanionin e Nivicës.

    Policia Rrugore dhe flota e pajisjeve inteligjente kanë monitoruar në mënyrë të vazhdueshme akset rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë për përdoruesit e rrugës.

    Në pranga, 224 drejtues mjetesh, nga të cilët:

    -126 për drejtim të mjetit në gjendje të dehur;

    -98 për drejtim të mjetit pa leje drejtimi.

    218 leje drejtimi të pezulluara për tejkalim të normave të shpejtësisë, për drejtim të mjetit, në ndikimin e pijeve alkoolike dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor, për të cilat parashikohet kjo masë.

    Policia Kufitare, bazuar në inteligjencën policore, ka kryer kontrolle intensive ndaj shtetasve dhe mjeteve, për të parandaluar dhe goditur krimet në kufi.

    Në pikat e kalimit kufitar, janë goditur:

    -49 raste të kalimit të kundërligjshëm të kufijve dhe të dhënies ndihmë për këtë paligjshmëri;

    -8 raste të tentativës për të kaluar kufijtë, me dokumente false;

    -6 raste të trafikimit të mjeteve motorike;

    -6 raste të kontrabandës së mallrave.

    -5 raste të mosdeklarimit të të hollave/sendeve me vlerë.

    Policia e Shtetit siguron qytetarët dhe partnerët se është maksimalisht e angazhuar për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e çdo veprimtarie kriminale, si dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, me qëllim krijimin e një ambienti sa më të sigurtë për të gjithë./Radar.al

    617 të arrestuar bilanci i muajit prill Fier policia e fierit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Operacion ndërkombëtar “The Wanted”/ Arrestohet në Brazil Ervin Mata, ishte në kërkim për trafik 240 kg kokainë

    April 27, 2026

    Aksident i frikshëm në Llogara, makina çahet nga barrierat, plagoset 22-vjeçari

    April 27, 2026

    Trump kërkon shkarkimin e Jimmy Kimmel, shakaja për Melania Trump ndez debat të fortë në SHBA

    April 27, 2026

    Kush po e mëson Elisa Spiropalin?

    April 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.