Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shqipëria i përgjigjet Vuçiçit, Hoxha: Retorika nacionaliste nuk do ta tërheqë zvarrë rajonin

    Bombardime vdekjeprurëse ruse në Ukrainë, tre të vrarë dhe gjashtë të plagosur në Dnipropetrovsk

    Belgjika regjistroi vdekshmërinë e tepërt më të lartë në Evropë gjatë valës së të nxehtit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Kush po e mëson Elisa Spiropalin?

    April 27, 2026

    Sot, Elisa Spiropali u shfaq në dyert e Pallatit të Brigadave duke zbritur nga një taksi për të marrë pjesë në mbledhjen e grupit të PS. E gjithë përpjekja për një “show” duket se dështoi kur automjeti në fjalë u pengua nga Garda të hynte në oborrin e Pallatit të Brigadave, çka ia vështirësoi Elisës rrugën drejt sallës së mbledhjeve. Në mos ka bërë “autostop” dhe e ka marrë ndonjë koleg socialist për të vijuar pjesën e mbetur të rrugës.

    Në përfundim të mbledhjes, në një përpjekje për të zbutur apo sfumuar tensionet e raportuara mes saj dhe Ramës, Spiropali ka shpërndarë “detaje” të fabrikuara nga mbledhja, të cilat mesa duket synonin të zhvendosnin vëmendjen nga thelbi i asaj që ndodhi sot mes socialistëve.

    Ndër frazat që qarkulluan ishte edhe pretendimi se Spiropali i ishte drejtuar Belinda Balluku me termin “ajo”, një detaj që u amplifikua në diskutimin publik. Kjo lëvizje duket si një përpjekje për të shmangur fokusin nga përmbajtja reale e kritikave apo përplasjes me Ramën, duke orientuar debatin drejt elementeve dytësore, që mesa duket as kanë ndodhur si episod, për aq kohë sa konfirmohen vetëm nga mediat pranë Elisës.

    Nuk është hera e parë që narrativa rreth ngjarjeve, ku në qendër është Elisa Spiropali, pëson deformime apo riformësime. Duket sikur ekziston një strategji komunikimi që funksionon deri diku mirë në menaxhimin e perceptimit publik, megjithëse reagimet e saj shpesh e tradhtojnë. Ndoshta për shkak të temperamentit apo nxitimit për t’u shfaqur si heroinë brenda PS-së.

    Elisa Spiropali Pallati i Brigadave PD
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shqipëria i përgjigjet Vuçiçit, Hoxha: Retorika nacionaliste nuk do ta tërheqë zvarrë rajonin

    July 27, 2026

    Bombardime vdekjeprurëse ruse në Ukrainë, tre të vrarë dhe gjashtë të plagosur në Dnipropetrovsk

    July 27, 2026

    Belgjika regjistroi vdekshmërinë e tepërt më të lartë në Evropë gjatë valës së të nxehtit

    July 27, 2026

    Emri/ 30-vjeçari nga Tepelena tentoi të rrëmbejë vajzën nga Nepali, arrestohet pas rreth një muaji arrati

    July 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.