Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ku emocionet janë në kulm dhe tensioni rritet teksa finalja afrohet, një moment i papritur humori solli pak frymëmarrje për banorët e mbetur të Big Brother VIP Albania 4.
Në një bisedë spontane në oborr, Gjesti iu afrua Eglit me një buzëqeshje dhe i tha: “Kam një ide… nëse as unë, as ti nuk shkojmë në finale, sa kushton një shishe benzinë? Ti nga njëra anë e unë nga tjetra.”
Një batutë e fortë dhe sarkastike, që u mor si një formë humori me nota “kërcënuese” drejtuar produksionit, duke ironizuar idenë e mospërfshirjes së tyre në finale.
Reagimi i banorëve nuk vonoi – shpërthyen të qeshurat, dhe për një moment, atmosfera u bë më e lehtë në mesin e ditëve të ngarkuara me emocione dhe pasiguri.
Aktualisht, në shtëpi kanë mbetur vetëm gjashtë banorë, por vetëm dy prej tyre do t’i bashkohen Laertit dhe Rozanës në finalen e madhe. Lufta për vendet e fundit në podium po bëhet gjithnjë e më e ashpër – dhe ndoshta, edhe më humoristike.
apapapa hera e dyte qe ky kercenon me benzin top chanel mr ledion lico mos flej zemra #bbvipal4 pic.twitter.com/871EkwNZ8P
— ✨ (@_rinkiz) April 12, 2025


