Gjatë rrugëtimit të saj në “BBVA4”, gazetarja e njohur Valbona Mhilli krijoi një pëlqim ndaj aktorit Laert Vasili.
Mirëpo pas daljes së saj nga ky format, në një intervistë për “Shqipëria Live” gazetarja u shpreh e zhgënjyer nga banori aktual i “BBVA4”.
Për rrjedhojë rreth saj shpesh herë është aluduar se është e lidhur jashtë.
I fundit ishte Milaim Zeka i cili ka deklaruar se banorja ka lënë një lidhje jashtë BBVA.
Por Valbona I është kundëpërgjigjur kësaj deklarate.
“Mua më vjen shumë keq që Milaimi është zhgënjyer nga unë. Unë realisht kam një respekt shumë të madh edhe për Milaimin dhe bashkëshorten e tij. E di që jam vajzë veriore, parimet e mia. Unë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 jam futur dhe kam qenë pa një lidhje jashtë dhe nuk kam dikë jashtë. Mua nuk më pret dikush jashtë. Kam pasur raportet e mia jashtë por kjo nuk do të thotë që, këto raporte janë përfunduar. Kështu që është e mira përpara se të bësh deklarata të prisje të shkoje në shtëpinë time, t’i pyesje nëse kam lidhje jashtë” tha Valbona në “Pardon My French”.


