Presidenti amerikan Donald Trump ka përshëndetur fitoren e aleancës konservatore të Gjermanisë, CDU/CSU, duke e quajtur këtë një ditë të madhe për Gjermaninë dhe për Shtetet e Bashkuara.
Në një postim në platformën “Truth”, Trump theksoi se edhe populli gjerman është lodhur nga agjendat e paarsyeshme që lidhen me energjinë dhe emigracionin, të cilat kanë dominuar për shumë vite.

Por Friedrich Merz i tha panelit të debatit televiziv se përparësia e tij kryesore është “të forcojë Evropën sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të mund të jemi të pavarur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës” në mbrojtje, raporton BBC.
“Nuk do ta kisha menduar kurrë se do të duhej të thosha diçka të tillë në televizion, por pas deklaratave të Donald Trump javën e kaluar është e qartë: kjo qeveri amerikane nuk kujdeset për Evropën”.
Kjo shënon dhe përplasjen e parë mes Merz dhe Trump.


