Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kosova merr 61.8 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së

    Banesa u përfshi nga flakët/ Humb jetën babai me 2 fëmijët e mitur në Malishevë

    Mbrëmë u puth me Vanesën/ Dalin fotot e Indrit me ish-bashkëshorten e tij

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Gjermanët vendosën, vendi nga sot gjendet para një ndryshimi të qeverisë! Por kush është Friedrich Merz që kryeson?

    February 23, 2025

    Votuesit vendosën. Parashikimet fillestare për zgjedhjet federale 2025 bazuar në sondazhet paszgjedhore tregojnë se Gjermania gjendet para një ndryshimi të qeverisë.

    Friedrich Merz dhe Kristian Demokratët e tij kanë një epërsi të padiskutueshme, sipas dy sondazheve të para.

    Sipas BBC, ai do të kërkojë të formojë një qeveri të re, por nëse vërtetohen këto shifra, nuk është e qartë nëse ai mund të formojë një koalicion vetëm me një parti tjetër, Social Demokratët. Gjithçka mund të varet nëse njëra nga partitë e tjera do të hyjë në parlament apo jo.

    Nëse i duhet të gjejë një palë të tretë, mund të marrë kohë, dhe ai është një njeri “që i pëlqen të vrapojë”, shkruan BBC.

    Por historia tjetër është se partia kundër imigracionit Alternativa për Gjermaninë (AfD) do të bëhet forca e dytë më e madhe në politikën gjermane. Katër vjet më parë ata morën vetëm 10.4% dhe tani janë në rrugën e duhur për 19.5%-20%, sipas exit polls.

    Mesazhi i tyre duket se ka kaluar me miliona gjermanë në perëndim dhe në lindje.

    Exit poll-et bazohen në anketat e votuesve që sapo kanë hedhur votën e tyre në qindra qendra votimi përfaqësuese. Ato priren të jenë relativisht të sakta.

    Cili është kandidati për kancelar i CDU-së? Konservator dhe përkrahës i politikave liberale në ekonomi, Friedrich Merz synon t’i marrë timonin Scholzit.

    Kryetari i partisë konservatore gjermane Unioni Kristian-Demokratik (CDU) Friedrich Merz, dëshiron të bëhet kancelar i Gjermanisë. Friedrich Merz, i cili në Parlamentin Gjerman, Bundestag, është kryetar i grupit parlamentar të Unionit, u kthye në Bundestag në vitin 2021 pas një ndërprerjeje dymbëdhjetëvjeçare. Tani, si kandidat për kancelar i partive simotra, CDU dhe CSU, ai synon të pasojë Olaf Scholz.

    Nëse ia del, në momentin e marrjes së detyrës, 69-vjeçari do të ishte kancelari më i moshuar që nga Konrad Adenauer. Ky i fundit ishte 73 vjeç kur u bë kancelar i Gjermanisë në vitin 1949.

    Dy jetët politike të Friedrich Merz

    Merz ka pasur dy jetë politike: një përpara politikanes së CDU-së nga Gjermania Lindore, Angela Merkel, dhe një tjetër pas saj. Kur Merkel u vu në krye të grupit parlamentar të Unionit në vitin 2002 dhe më pas, në vitin 2005, u bë kancelare, Merz, i cili ishte dukshëm më konservator, u tërhoq dhe qëndroi larg politikës për vite me radhë.

    Friedrich Merz donte të bëhej kancelar që në vitin 2002. Por atëherë, grupi konservator, CDU/CSU, vendosi të emëronte si kandidat politikanin bavarez të Unionit Kristian-Social (CSU), Edmund Stoiber. Stoiber garoi dhe humbi kundrejt kancelarit të mëpasshëm socialdemokrat, Gerhard Schröder. Merz u largua nga politika dhe nisi të punonte si jurist. Në vitin 2009, ai nuk kandidoi më për Bundestagun.

    Humbi betejën me Angela Merkel dhe u kthye pas largimit të saj

    Ai është nga një krahinë malore e pasur e Vestfalisë, Sauerland – në perëndim të Gjermanisë – është katolik dhe jurist, ashtu si babai i tij. Deri më sot, jeton jo shumë larg nga vendlindja. Në moshën 33-vjeçare, në vitin 1989, u zgjodh deputet i CDU-së në Parlamentin Europian. Pesë vjet më vonë, kaloi në Bundestag. Atëherë u dallua shpejt si orator i mirë dhe i mprehtë. Ajo që thoshte në grupin parlamentar kishte peshë.
    Pasi u largua nga politika, ai bëri karrierë në ekonominë e lirë. Nga viti 2005 deri në vitin 2021, ishte pjesë e një zyre ndërkombëtare avokatie dhe mori poste të larta në bordet mbikëqyrëse dhe administrative. Nga viti 2016 deri në vitin 2020, ka qenë kryetar i bordit mbikëqyrës të degës gjermane të agjencisë më të madhe në botë për menaxhim pasurish, BlackRock. Merz drejton si pilot një avion privat.

    Pas largimit të parakohshëm të paralajmëruar të Merkelit nga politika, në vitin 2021, Merz u kthye dhe gradualisht u ngjit në karrierë. Në përpjekjen e tij të tretë, CDU-ja e zgjodhi kryetar partie në vitin 2022. Atë e paraprinte një reputacion si përfaqësues i politikave ekonomike liberale të krahut konservator të CDU-së.

    “Probleme me të huajt” dhe “pashallarët e vegjël”

    Merz votoi kundër liberalizimit të ligjit të abortit dhe kundër diagnostikimit paraimplantues në vitet 1990 në Bundestag. Kur parlamenti, në vitin 1997, kriminalizoi përdhunimin brenda martesës si çdo përdhunim tjetër, Merz nuk e mbështeti këtë masë në atë formë.

    Deputeti i CDU-së është shprehur gjithmonë pro përdorimit të energjisë bërthamore. Është nxitës i politikave më liberale ekonomike dhe reduktimit të burokracisë. Gati 25 vite më parë, ka kritikuar politikat gjermane të migracionit, ka thënë se kemi “probleme me të huajt” dhe ka ngulmuar për një “kulturë prijëse”.

    Shumë nga këto, ai i ka rikthyer në një kontekst të ndryshuar politik dhe shoqëror. Në fillim të vitit 2023, ai ka kritikuar mungesën e integrimit në Gjermani. “Ka njerëz që nuk kanë ç’kërkojnë në Gjermani që i tolerojmë prej kohësh duke mos i deportuar dhe pastaj habitemi kur ndodhin ekscese të tilla.” Ai ka shtuar se baballarët u mohojnë mësuesve dhe sidomos mësueseve çdo autoritet mbi fëmijët e tyre, që sillen sikur të ishin “pashallarë të vegjël”.

    Unioni më konservator
    Deklarata të tilla nuk kundërshtohen më nga udhëheqja e CDU-së dhe grupit parlamentar të Unionit. Pas përfundimit të viteve Merkel, shumë nga shokët e saj politikë, që mbështesnin një kurs më progresiv, u larguan. Merz ka siguruar që grupi parlamentar i Bundestagut, siç thotë ai, të hyjë sërish në kursin e tij në pjesët kryesore të politikës gjermane. Ai thotë: “Kam nisur, shtyrë dhe përfunduar këtë proces paralelisht edhe në CDU me programin e ri të parimeve.” Përfundimi i tij: “Tani jemi sërish në kursin e duhur.”

    Merz përfaqëson një Union që është bërë dukshëm më konservator. Ngjashëm me 20 vite më parë, ai tani po shikon mundësinë e kthimit te energjia bërthamore dhe synon të kufizojë politikat e migracionit. Epoka e Scholzit me “koalicionin tripartiak të qendrës së majtë”, sipas tij, i takon së kaluarës. “Koalicioni që nga mbrëmë është histori, ai nuk dështoi vetëm për shkak të liberalëve, por dështoi nga mungesa e përbashkët e bazës për një aleancë qeverisëse që në fillim.”

    Merz dëshiron tani të zëvendësojë Scholzin dhe qeverinë e tij minoritare. Me cilët partnerë koalicioni do ta bëjë këtë mbetet ende e hapur.

    DW

    Cili është kandidati për kancelar i CDU-së? Friedrich Merz
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kosova merr 61.8 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së

    April 16, 2026

    Banesa u përfshi nga flakët/ Humb jetën babai me 2 fëmijët e mitur në Malishevë

    April 16, 2026

    Mbrëmë u puth me Vanesën/ Dalin fotot e Indrit me ish-bashkëshorten e tij

    April 16, 2026

    Dëm më shumë se 50 mln euro/ Prokuroria zbardh skemën: Si funksiononin mashtrimet me call center-at

    April 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Nga komunikimi te aventura dhe ndjeshmëria emocionale, 4 shenjat e horoskopit që “thyejnë rregullat” në intimitet

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.