Ndonëse deri më sot njihehsin për një marrëdhënie të mirë mes tyre, sot papritmas një debat i ashpër ka ndodhur ditën e sotme në “Big Brother VIP 4” mes Livias dhe Danjës.
E gjitha nisi në momentin kur Livia po debatonte me Loredanën dhe ofendimet ndaj njëra-tjetrës nuk munguan.
Për rrjedhojë Danja ndëhyri mes vajzave dhe iu drejtua ‘qetësohuni, qetësohuni’.
Në këto momente Livia i kthehet banores duke i thënë se nuk ka të drejtë me iu thënë të tjerëve se çfarë të bëjnë.
Banorja iu drejtua ashpër asaj duke ofenduar: “O ti vajzë, o ti rrugaçe mëso si të sillesh”.
Pjesë nga debati:
Livia: Ti nuk ke të drejtë me i thënë askujt se çfarë të bëjnë, more vesh, mbylle.
Danja: Kam të drejtë që ç’ke me të.
Livia: Ik se e ke treguar kokën edhe ti, po ik o Danja shiko punën tënde, pi një cigare dhe kafen e rri urtë me Aldon dhe shikoni.
Danja: O ti vajzë, o ti rrugaçe mëso si të sillesh.
Livia: Unë di.
Danja: Më kë flet?
Livia: Pyetja e duhur me kë flas? 100 standarde.
Danja: Të erdha dje e të fola si banore dhe mi përdore fjalët sipas qejfit tënd.
Livia: Jo.
Danja: Që të mbajti Rozana me thonj dhe ia kthen kështu.
Livia: Më ka mbajtur publiku.
Danja: S’të vjen zor.
Livia: Për çfarë?
Danja: Ti thuash faleminderit që të ka mbajtur në shtëpi.


