Gjatë mbrëmjes së djehsme Gjesti ironizoi strategjinë e lojë së Loredanës brenda “BBVA4”.
Teksa ndodhej jashtë së bashku me Tirin, Vserlon dhe Loredanën, artisti u shpreh se e njihte këtë të fundit që nga jashtë.
Këngëtari iu referua deklaratës së papritur të Loredanës pak ditë më pare e cila tha se Tiri ka flirtuar me të jashtë BBV. Sipas saj, ajo ka qenë në një klub ku ai po performonte dhe e gjitha nisi atë natë.
Ndaj këtë deklaratë Gjesti e ironizoi mbrëmë.
Ai u shpreh se Loredana ka qenë me dy shoqe dhe pasi i kanë kërkuar foto, ajo i ka thënë ‘se ça do bësh më vonë?’.
Më pas banori iu drejtua Loredanës se ‘është e dobët’ dhe se nuk ‘ka kapacitet për të qëndruar në shtëpi’.
Pjesë nga biseda:
Gjesti: Një informacion nga jashtë t’a tregoj unë. Loredanën e kam takuar një herë jashtë. Kemi qenë në një klub në Tiranë.
Tiri: Jo.
Gjesti: Ka qenë me dy shoqe.
Loredana: Si e kanë emrin?
Gjesti: Më thirri e më tha a të bëjmë një foto, thashë ok.
Loredana: Unë nuk e dija kush ishe në fakt.
Gjesti: Ku je më vonë më tha dhe unë i thashë se nuk kam kohë për ty, kështu që prej atëherë nuk e kam parë më.
Tiri: Edhe vjen tani e të bën si njësh.
Gjesti: Po, vjen e bën si njësh këtu.
Gjesti: Zemër me nga informacion nga jashtë, sa e dobët je, s’ke kapacitet me qëndruar këtu.


