Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rrezikoi pushuesit në Borsh, Policia bllokon mjetin lundrues dhe gjobit drejtuesin me 500 mijë lekë

    Vrasja e efektivit Enea Mekolli, gjykata lë në burg Violand Braçellarin

    Gjendet i pajetë ish-drejtuesi i Gardës së Republikës, Flamur Kolmarku

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Shfrytëzonin shtetase të huaja për pr*stitucion, shpallet në kërkim një ukrainase

    February 7, 2025

    VLORË– “Blutë” e Vlorës kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim një shtetase ukrainase, e cila dyshohet se ka bashkëpunuar me një shtetase ruse për shfrytëzimin e disa vajzave për prostitucion.

    NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:

    Vlorë

    Zhvillohet operacioni policor i koduar “Missed call”, për konstatimin dhe goditjen e rasteve të qiramarrjes së apartamenteve, për ushtrim të prostitucionit.

    Punohet për kapjen e një 35-vjeçareje nga Ukraina, e identifikuar si bashkëpunëtore me një shtetase ruse, aktualisht në kërkim, për marrjen me qira të një apartamenti në lagjen “Pavarësia”, për ta përdorur për këtë veprimtari të paligjshme.

    Procedohen penalisht 2 shtetase të tjera nga Ukraina, për ushtrim të prostitucionit.

    Në bazë të kontrolleve të mbështetura te informacionet e inteligjencës policore, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të marrjes me qira të ambienteve, për t’i përshtatur për ushtrim të prostitucionit, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të DVP Vlorë kanë zhvilluar planin operacional policor, të koduar “Missed call”, si rezultat i të cilit u godit një tjetër rast në këtë fushë.

    Gjatë kësaj faze të operacionit “Missed call”, u identifikua dhe u shpall në kërkim, shtetasja ukrainase, M. Sh., 35 vjeçe, sepse dyshohet se në bashkëpunim me shtetasen ruse K. A., të shpallur në kërkim më datë 03.02.2025, shfrytëzonin për prostitucion 2 shtetase të tjera ukrainase, në një apartament në lagjen “Pavarësia”. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për 2 shtetaset që ushtronin prostitucion.

    Operacioni vijon për kapjen e shtetaseve të shpallura në kërkim, si dhe për goditjen e rasteve të tjera të kësaj paligjshmërie.

    Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme./Radar.al

    shfrytezim prostitucioni ukrainase Vlorë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rrezikoi pushuesit në Borsh, Policia bllokon mjetin lundrues dhe gjobit drejtuesin me 500 mijë lekë

    June 7, 2026

    Vrasja e efektivit Enea Mekolli, gjykata lë në burg Violand Braçellarin

    June 7, 2026

    Gjendet i pajetë ish-drejtuesi i Gardës së Republikës, Flamur Kolmarku

    June 7, 2026

    Rama kritikon komentuesit në rrjete sociale: Ndalni gjuhën e urrejtjes, mësoni nga modeli i Camargue

    June 7, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.