SHËNKOLL– Policia ka njoftuar se shtetasi Daut Laze i cili vuante dënimin në burgun e Shënkollit është arratisur, ndërsa raportohet se kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së kaluar, ndërsa ende nuk dihen rrethanat. I burgosuri, i identifikuar si Daut Laze, ishte dënuar për dhunë në familje.
Kujtojmë se në burgun e Shënkollit mbahen të burgosur dhe paraburgosur me probleme të shëndetit mendor./Radar.al


