Banori aktuali i “BBVA4”, G Bani nëpër shtëpi është spikatur shpesh herë për pëlqimin e tij ndaj Valbonës, kjo për shkak të deklaratave të shpeshta që ai ka bërë si dhe për sjelljen karshi banores.
Por së fundmi artisti ka befasuar me lëvizjen e radhës, Ai është dëgjuar nëpër shtëpi teksa shfaq haptazi pëlqimin për Danjen.
Teksa bisedonte me Rozanën, ai u shpreh se nuk mund të fokusohej kur e shikonte dhe dëgjonte zërin e saj.
“Jo e admiroj, por e adhuroj. Ç’fokusohem kur e shikoj dhe kur ia dëgjoj zërin. Paraqitja, veshja, klasi… kur e shikoj fikem,” – tha ai, duke lënë të kuptohet se ka emocione të forta ndaj saj.
Ndërsa më tej ai shtoi se pikërisht për këtë arsye ka preferuar të flasë hapur dhe të thotë çfarë mendon.
“Ngaqë është kështu situata, e kam lënë t’i japë gojës. Ka thënë epitetet, ka thënë fjalë, mendova se do reflektojë,” – u shpreh ai.


