Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rrezikoi pushuesit në Borsh, Policia bllokon mjetin lundrues dhe gjobit drejtuesin me 500 mijë lekë

    Vrasja e efektivit Enea Mekolli, gjykata lë në burg Violand Braçellarin

    Gjendet i pajetë ish-drejtuesi i Gardës së Republikës, Flamur Kolmarku

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    ‘Do më kërkonte shumë lekë…’- Eduart Grishaj: Arbana s’kishte besim tek unë në fillim. Dedikimi i fshehur në film për të

    January 28, 2025
    “Pasaporta”/ Sallat e kinemasë mbushur plot. Eduarti dhe Arbana e shijojnë filmin ulur në shkallë

    Karriera dhe jeta e tyre ecin paralelisht e kimia s’mund  të mungonte as në projektin e tij të radhës. Bëhet fjalë për regjisorin Eduart Grishaj i cili sapo ka sjellë filmin “Pasaporta”.

    Tv Klan karshillëk Top Channel-it? Eduart Grishaj i ftuar te Rudina: E hapim bashkë kapitullin e ri

    Në  këtë projekt, një rol episodik e rezervoi për njeriun e tij të zemrës, moderatoren Arbana Osmani.

    Sigurisht, kjo ka pasur avantazhet e veta për regjisorin pasi siç shpjegon ai në “Rudina” në Tv Klan, nuk i është dashur ta paguajë, por Arbana Osmani si aktore nuk është aspak e lehtë.

    Eduart Grishaj: Arbanën po mos ta kisha pasur grua, do të kisha pasur shumë dëshirë ta kisha marrë,  por jam i sigurt që nëse nuk do e kisha pasur grua nuk do të kishte ardhur sepse e para do të më kishte kërkuar shumë lekë dhe unë s’do kisha pasur mundësi për t’ia dhënë. Fati i mirë që unë e kisha grua dhe mund ta rregulloj me një mënyrë kleringu se lekë nuk mund t’i jap. Unë e kisha edhe te filmi tjetër. I thashë te ky film, zemër do të të marr dhe do të të jap një rol akoma më shumë, do ta bëjmë në studio,  me publik, do të investohemi shumë më tepër te kjo.
    Më tha “dëgjo pse nuk merr”, më dha disa emra të tjerë. I thashë ty do të të kisha marrë nëse nuk do të të kisha pasur grua, por nëse mua tani më shkon mendja të marr emra të tjerë, ata duhet t’i paguaj, kështu që me ty do rregullohem, taksirat e ke, do të  vish te kjo, do të rregullohemi mes vetes, brenda shtëpisë tonë. Jam shumë i  lumtur, e bëmë rolin. Nuk është e lehtë fare të punosh me Arbanën për film, për televizion është shumë e lehtë por filmi ndryshon shumë nga televizioni. Ajo ka tendencën për të dalë nga skenari, ka tendencën për t’i thënë gjërat me fjalët e veta, thotë “ma trego idenë se flas vetë”, por kjo nuk funksionon te filmi sepse prish atë që vjen më mbrapa. Kishim ca përplasje të vogla, por në film nuk dallohen kështu që jemi mirë dhe të lumtur  bashkë.
    Për këdo që ka parë filmin, në të ka një dedikim të fshehur dashurie kur aktorët mësojnë se ditëlindjet e tyre janë në të njëjtën ditë. Arbana dhe Edi e kanë gjithashtu ditëlindjen në të njëjtën ditë dhe biseda në film është e njëjta me atë që është zhvilluar realisht mes tyre.

    Eduart Grishaj: Fiks ajo biseda që ju keni parë në atë moment dhe gjithë të tjerët kanë parë, jam vetë  me Arbanën. Është historia e vërtetë imja dhe Arbanës kur kemi biseduar herët e para dhe ra puna te ditëlindja sepse ne ndërkohë që bënim muhabet, kishim shumë lidhje dhe më tha “çfarë shenje je”, unë i thashë Demi dhe ngaqë unë bëja shaka, mendoi që nuk është e vërtetë dhe më tha t’i tregoja pasaportën. Unë u detyrova ti tregoja pasaportën, imagjinoje sa pak besim kishte tek unë dhe pastaj kur shikonte pasaportën, mendonte se nuk është e vërtetë  dhe unë prandaj e kam futur te filmi./tvklan.al

    Arbana Osmani Eduart Grishaj
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rrezikoi pushuesit në Borsh, Policia bllokon mjetin lundrues dhe gjobit drejtuesin me 500 mijë lekë

    June 7, 2026

    Vrasja e efektivit Enea Mekolli, gjykata lë në burg Violand Braçellarin

    June 7, 2026

    Gjendet i pajetë ish-drejtuesi i Gardës së Republikës, Flamur Kolmarku

    June 7, 2026

    Rama kritikon komentuesit në rrjete sociale: Ndalni gjuhën e urrejtjes, mësoni nga modeli i Camargue

    June 7, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.