Lamçe u arrestua rreth dy javë më parë në një operacion në lagjen “Emshir” të Prishtinës.
Kujtojmë se ai ishte shpallur në kërkim nga SPAK lidhur me operacionin “Plumbi i Artë 2”.
Arben Lamçe është një figurë kyçe e kërkuar nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në Shqipëri.
Lamçe dyshohet se ka marrë pjesë në disa vrasje vitet e fundit në Shqipëri, madje konsiderohet si “ekzekutori” i disave prej tyre.
Për të Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “ Organizate kriminale”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminale dhe organizata kriminale”.
Në periudhën Tetor-Nëntor të vitit 2020 Arben Lam֛çja ka kryer veprime duke siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasjen e shtetasit Nuredin Dumani për llogari të shtetasit Franc Gegely alias Franc Copja, ku është takuar me personin që do të kryente vrasjen.
Personi që do të kryente vrasjen i ka kërkuar Arben Lam֛çja më shumë të dhëna në lidhje me shtetasin Nuredin Dumani si makina që lëviz, numrin e telefonit apo vendndodhjen e tij. Për vrasjen e Nuredin Dumanit rezulton të jenë ofruar 250.000 Euro për kapjen e tij dhe 500.000 Euro për ekzekutimin/vrasjen.
Gjithashtu Arben Lam֛çja informon porositësin e vrasjes Franc Gergely se personi e ka marrë përsipër vrasjen dhe ka filluar ndjekjen së bashku me njerëzit e tij. Gjithashtu Arben Lam֛çja është person i besuar i Franc Gegely duke menaxhuar vlerat monetare CASH, të cilat me pas i ka përdorur për blerjen e pasurive të paluajtshme për llogari të Franc Gegely. Këto pasuri të paluajtshme janë regjistruar në emër të familjareve të Franc Gegely i cili është pronari de facto i tyre.
Nëpërmjet një zyre këmbimi valutor, me porosi të Franc Gegely, shtetasi Arben Lam֛çja ka transferuar shuma të konsiderueshme monetare që kanë shërbyer për blerje pasurish të paluajtshme, realizim pagesash për blerje të lëndëve narkotike për llogari të organizatës kriminale.

