Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda regjistroi procedimin pasuror të vitit 2011 duke hetuar për pasuritë e tij dhe të të afërmeve te tij, përgjatë periudhës 2000-2011 e në vijim.
I strehuar në Prishtinë, Arben Lamçja alias nga Elbasani mendoi se shpëtoi nga ndjekja e policies.
Por për fatin e tij të keq, një skuadër e kërkimit policor “FAST”, e gjurmoi atë deri në arrestimin e tij, si pjesë e grupit kriminal që drejtohej nga vëllezërit Çopja në Dubai.
Lamçja, u akuzua nga SPAK për veprën penale të “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasje” kryer në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”.
Por kjo nuk mbetet eksperienca e parë e tij me drejtësinë Shqiptare. Emri i tij rezulton I njohur që me regjistrat e dënimeve të gjykatave Italiane, pasi në muajin Mars 2011, ai është dënuar nga gjykata e Breshias me 12 vite burgim për akuzën e Shfrytëzimit të prostitucionit dhe “Bashkëpunimit kriminal”.
Dënimi u rrit dhe me dy vite të tjera nga Gjykata e Apelit të Breshias, duke e dënuar Lamçjan me 14 vite burgim.
Arben Lamçja, u estradua në Itali me qëllim vuajtjen e dënimit, por për shkak të një amnistie, ai ka kreu vetëm 3 vite burgim. Ndërsa një vendim tjetër, dënimi i marrë nga gjykata e Bolonjës është mohuar së ekzekutuari nga autoritetet italiane, pas ekstradimit të tij në atë vend. Fakti i njëjtë, konsistonte në shfrytëzimin si prostitutë të një shtetase të huaj gjatë periudhës nëntor-dhjetor 1999 deri në shkurt 2000.
Më datë 8 nëntor 2011, Sektori Kundër Krimit të Organizuar dhe të Trafiqeve në Drejtorinë e Policisë Elbasan, ka kryer arrestimin e Arben Lamçja, mbi bazën e urdhër arrestit nr.6559/00 R GIP, datë 26 mars 2011, të lëshuar nga Gjykata e Brescia, Itali.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka regjistruar procedimin pasuror te vitit 2011 ndaj shtetasit Arben Lamcja, duke hetuar për pasuritë e tij dhe te afërmeve te tij, për periudhën 2000-2011 e ne vijim.
Mbi bazën e material të referuara nga policia kriminale, në vitin 2011, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka hapur një hetim pasuror dhe ka rezultuar se për Arben Lamçja alias “Dobrova”, janë identifikuar pasuri të cilat nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike dhe dyshohej se prejardhjen e kanë nga veprimtaria kriminale e këtij personi, i cili rezulton se është dënuar nga autoritetet Italiane të drejtësisë, për veprën penale të “Bashkëpunimit kriminal” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.
Paralelisht me Krimet e Rënda që nisi hetim pasuror përmes ligjit “Antimafia”, për këtë rast nisi dhe një hetim prokuroria e Elbasanit për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, duke hetuar për pasuritë e tij dhe të afërmeve te tij, për periudhën 2000-2011 e në vijim.
Në këtë hetim Arben Lamçja është marrë i pandehur për veprën penale të mësipërme, duke bërë që prokuroria të kërkojë gjykimin e çështjes. Por në 30 Maj 2013 Gjykata e Elbasanit, ka vendosur të pushojë çështjen me pretendimin se nuk ekzistonin elementët e veprës penale që i atribohej Arben Lamçjas.
DOSJA/ Nga dënimi për shfrytëzim prostitucioni tek hetimi pasuror
Nga ana tjetër Krimet e Rënda, vendosën të sekuestronin një seri pasurish në emër të Arben dhe vëllait të tij Sokol Lamçja në Elbasan. Pasuritë e sekuestruara në 28 korrik 2016 ishin një truall 120 m2 në Tiranë, një truall 340 m2 në Tiranë, një dyqan 46 m2 në Elbasan, një dyqan 97 m2 në Elbasan, si dhe dy bizneset të quajtur “Elba Beton” me administrator A.O dhe “Elba Import” sërish me administrator A.O.
Sekuestrimi i këtyre pasurive është lënë në fuqi dhe në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda. Por ky vendim është prishur pjesërisht në 5 prill 2017 në Gjykatën e Lartë, e cila ka vendosur të lirojë pasuritë “Elba Beton” dhe “Elba Import”.Sipas Gjykatës së Lartë, këto pasuri kanë qenë fillimisht të hapura nga Arben Lamçja dhe më pas përmes kontratave të rregullta ai ja ka shitur kundrejt 170 milion lekëve, dy biznesmenëve nga Elbasani A.O dhe B.R. Por disa vite më pas edhe hetimi për pasuritë e tjera tek Krimet e Rënda, është mbyllur duke liruar të gjitha pronat e sekuestruara Arben Lamçjas.


