LUKSEMBURG– Kryeministri Edi Rama përmes një deklarate për mediat me Presidentin e Këshillit EuropianAntonio Costa, në Luksemburg u shpreh se Shqipëria është e përkushtuar për të përmbushur detyrimet dhe mbyllur të gjitha negociatat brenda 2027.
FJALA E RAMËS:
Jam i kënaqur që gjendem këtu me Presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa, i cili me mençurinë e tij ndaj vendit dhe rajonit tonë është diçka që e vlerësoj shumë.
Është ditë e mirë për ne se kemi një tjetër konferencë dhe çelim kapitull të tjerë ndërkohë që me Presidentin jam shumë mirënjohës për kohën që më ka kushtuar për të zhvilluar një bisedë rreth përparimit që ne po bëjmë në këtë proces por edhe Samitin e ardhshëm të Komitetit Politik Europian, i cili është një aktivitet shumë i rëndësishëm, dhe do të flasim për rajonin ndaj të cilit presidenti është veçanërisht i përkushtuar.
Ka shumë për të diskutuar, por jam shumë i inkurajuan nga këto zhvillime dhe jemi tej mase të përkushtuar për të përmbushur të gjitha detyrimet e kalendarit, dhe për të mbyllur të gjitha negociatat brenda 2027./Radar.al
Rama në Luksemburg për konferencën e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE
Hetimet mbi vr*sjen e Ilaria Sulës marrin kthesë, ROLI i nënës së Samson
Po kalonin trafikndarësen/ 35-vjeçarja përplas me makinë 2 këmbësoret, vd*s 72-vjeçarja
Zgjatja e mandatit për prokurorët e SPAK/ 2 propozimet e Dumanit: Jo riemërim automatik
Dosja “Partizani”/ Apeli i GJKKO lë në ‘arrest shtëpie’ dhëndrin e Berishës