ITALI– Hetimet për vrasjen e shqiptares Ilaria Sula vijojnë prej dy javësh, pasi dëshimtë e autorit të krimit Mark Samson nuk janë aspak bindëse.
Mediat italiane raportojnë se gjurmët e gjakut në rrobat e studentes 22-vjeçare dhe në dhomat e tjera të banesës së vogël në via Homs të Italisë së familjes filipineze, janë provat e zbuluara sëfundmi.
Versioni i Mark Antony Samson, autori i krimi, s’ka qenë kurrë bindës dhe ai ka dëshmuar veten absolutisht të abesueshëm në shumë pika të tjera të këtij krimi.
Por nëse përgjegjësia e tij është e qartë, mbetet të përcaktohet “konteksti” në të cilin ndodhi sulmi ndaj 22-vjeçares dhe për rrjedhojë të konstatohet prania dhe roli i mundshëm i personave të tjerë.
Deri më tani, roli i nënës së tij, Nosr Manplaz, është pastrimi i shtëpisë nga gjaku dhe në sigurimin e mbështetjes praktike për djalin e saj 23-vjeçar për të gjetur lecka, produkte, çanta, gjithçka që ishte e dobishme për të fshehur trupin.
Deri më tani nuk mund të përjashtohet një përfshirje e mundshme dhe më serioze, pra që ajo e ka parë vajzën ende gjallë, teorikisht në kohë për të thirrur ndihmë. Nëse do të ishte kështu, ky mosveprim do t’i jepte asaj akuzën e bashkëpunimit në vrasje.
Deklaratat e dyshimta të Markut
Hipoteza ka qarkulluar që në momentin e parë, por mungon një informacion vendimtar për ta konkretizuar atë: kohën e saktë të vdekjes së Ilarias, të cilën autopsia nuk arriti ta përcaktojë duke qenë se trupi u gjet vetëm një javë pas vrasjes, në një përroskë në Capranica Prenestina. Një vdekje që është vendosur në një hark kohor të përputhshëm si me mbrëmjen e datës 25, kur ajo shkon në shtëpinë e Markut, ashtu edhe me mëngjesin e datës 26 kur ai thotë se e vrau (rreth orës 11:00). Por ato njolla në pantallonat dhe xhupin e viktimës bëjnë që bilanci i provave të anojë më shumë drejt hipotezës së parë.
Dyshimet e hetuesve
Nëse Ilaria do të ishte ndalur për të fjetur me dëshirën e saj në shtëpinë e djalit që po largohej, siç do që ai vetë ta besojmë, mbase do të kishte gjetur një mënyrë për të qenë më rehat natë. “E vrava në shtrat ndërsa po i sillja mëngjesin”, thotë vrasësi, por atëherë pse i mbante ende rrobat e një dite më parë? Mundësia tjetër është që ata të ishin në dhomën e djalit, ndoshta në një karrige, dhe do të ishin goditur nga spërkatjet e gjakut për shkak të “shokut hemorragjik” që autopsia tregon si shkak të vdekjes pas tre plagëve me thikë në qafë. Megjithatë, ka gjurmë në dhoma të tjera, të cilat do të sugjeronin se të paktën për disa hapa (shtëpia është rreth 60 metra katrorë) dhe në një kohë të shkurtër ajo u përpoq të largohej nga vrasësi, një arratisje në të cilën, duke iu përmbajtur hipotezës së mbrëmjes së datës 25, sigurisht që do të tërhiqte vëmendjen në lidhje me nënën e Markut. Edhe plagët në krahë mund të shpjegohen në këtë mënyrë, si një përpjekje për t’u mbrojtur me forcat e fundit të mbetura.
***VRASJA E ILARIA SULËS***
Ilaria Sula u zhduk më 25 Mars të 2025. Teksa nga kjo datë duheshin pak ditë për festën e Bajramit, familja Sula e priste vajzën 22-vjeçare të kthehej nga Roma ku studionte për Statistikë në “La Sapienza”, në Terni për të festuar FITER Bajramin. Kjo nuk ndodhi. Mbrëmjen e së martës së 25 Marsit Ilaria doli nga apartamenti në Romë ku jetonte me shoqe për të ndarë qeranë dhe u largua pa marrë asgjë me vete, gjë që tregonte një sjellje normale të saj. Orët kaluan dhe ajo nuk u kthye në shtëpi, shoqeve nuk iu ktheu më mesazhet gjithashtu as familjarëve. Të shqetësuar për fatin e së bijës e ëma dhe i ati i Ilarias denoncojnë zhdukjen e saj. Pista kryesore e hetimit ishte Mark Samson. 23-vjeçari filipinas, ish-i dashur i studentes shqiptare. Më 2 Prill ai ka pranuar krimin dhe ka dërguar policinë 40km larg Romës, në Poli, pikërisht në vendin ku nga një shkëmb, zonë pyjore, hodhi valixhen brenda së cilës gjendej trupi i pajetë i Ilaria Sulës. Ai në dëshminë e tij shprehet se është penduar për gjithçka ka bërë ndërsa zbulohet se krimin e ka kryer në banesën e tij. Hetimet kanë zbuluar se ai është ndihmuar për krimin nga nëna dhe miqtë e tij./Radar.al
Po kalonin trafikndarësen/ 35-vjeçarja përplas me makinë 2 këmbësoret, vd*s 72-vjeçarja
Zgjatja e mandatit për prokurorët e SPAK/ 2 propozimet e Dumanit: Jo riemërim automatik
Drejtoria e Burgjeve pranon se ka të burgosur me SIDA: Kanë ardhur nga jashtë