Policia e Elbasanit doli me deklaratë zyrtare lidhur me zjarrin e rënë në fabriken e plastikës në ish kombinatin metalurgjik në Elbasan, pranë kompanisë KURUM.
Dyshohet që shkak i zjarrit të jetë bërë një shkëndije elektrike thanë uniformat blu.
Mësohet se punëtorët e fabrikës janë evakuuar dhe po punohet për shuarjen e flakëve.
Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 15:00, në ish-kombinatin metalurgjik, në një fabrikë plastike, ka rënë zjarr, dyshohet prej një shkëndije elektrike.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve, nga të cilat janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.


