Disa çaste më parë mësohet se disa flakë zjarri kanë përfshirë fabrikën e plastikës në Elbasan, pranë kompanisë “KURUM”.
Shkaqet e ngjarjes akoma nuk janë zbuluar, por deri tani dihet që flakët kanë përfshirë zonën e kombinatit metalurgjik në Elbasan.
Sakaq, zjarrëfiksja ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.


