Një zjarr ka përfshirë ish-fushën e grumbullimit të mbetjeve urbane në Lushnje, pas një digjeje të pakontrolluar të mbeturinave nga një fermer në tokën e tij bujqësore. Era e fortë përshpejtoi përhapjen e flakëve, duke mbuluar të gjithë zonën e ish-fushës, e cila ngjitet me banesat në lagjen 18 Tetori.
Tymi dhe smogu u përhapën në mbarë ambientin, por ndërhyrja e shpejtë e katër ekipeve të zjarrfikësve të bashkisë Lushnje, e ndihmuar nga policia dhe banorët me mjete rrethanore, arriti të shmangte përfshirjen e banesave nga flakët.
Momentalisht, zjarrfikësit e kanë vendosur situatën nën kontroll, ndërsa fusha e mbetjeve mbetet nën monitorim të vazhdueshëm. Policia ka identifikuar autorin e zjarrvënies dhe po vijon kërkimet për të.
Radar.al


