TIRANË– Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka kërkuar sot një interpelancë me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, sa i takon zbatimit të ligjit për Zonat e Mbrojtura.
“5.8 mln tokë për investitorët strategjikë, ju jeni terroristë mjedisorë. Pasi keni mbaruar të gjithë tokën që mund të jepnit, tani keni programuar të hyni në zonat e mbrojtura. Propozimi është që jo vetëm të zgjatet afati, por të jepen në përdorim edhe brigjet e deteve, lumenjve e liqeneve për stacione plazhi. Pasi morët tokën, merrni edhe detit, edhe ajrin dhe jetën e shkatërrojeni këtë vend”, tha ajo./Radar.al


