Kryedemokrati, Sali Berisha, në konferencën e sotme foli pak në lidhje me koalicionet për zgjedhjet e 11 Majit.
I pyetur nga gazetarët nëse i druhet një dëmi elektoral që mund të shkaktojë Lulzim Basha, Berisha ka propozuar që Basha të marrë me vete ministrin e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Ballën, duke shtuar se dy politikanët janë të lidhur me njëri-tjetrin në mënyrë të pazgjidhshme.
“Të marrë me vete Taulant Ballën, janë lidhur me njëri-tjetrin në mënyrë të pazgjidhshme deri në fund”, tha Berisha.


