Gjithçka është gati për finalen e madhe të Kupës së Botës 2026, ku Spanja dhe Argjentina do të përballen këtë të diel në stadiumin “MetLife” në New Jersey për trofeun më të rëndësishëm të futbollit.
Edhe pse Argjentina vjen në finale si kampione në fuqi, basteshkruesit e konsiderojnë Spanjën favorite për të fituar titullin. Sipas koeficientëve të publikuar nga FanDuel Sportsbook, fitorja e Spanjës në 90 minutat e rregullta kuotohet me 2.30, ndërsa ajo e Argjentinës me 3.60. Barazimi në kohën e rregullt vlerësohet me koeficientin 2.95.
Për fituesin e Kupës së Botës, pavarësisht nëse ndeshja vendoset në kohën shtesë apo me penallti, Spanja mbetet favorite me koeficient 1.64, ndërsa Argjentina kuotohet me 2.36 për të mbrojtur titullin.
Koeficientët reflektojnë formën e shkëlqyer të përfaqësueses spanjolle, e cila ka fituar shtatë ndeshje radhazi, ka pësuar vetëm një gol gjatë gjithë turneut dhe në gjysmëfinale eliminoi Francën me rezultatin 2-0.
Nga ana tjetër, Argjentina siguroi finalen pas një tjetër përmbysjeje dramatike ndaj Anglisë. Skuadra e Lionel Scalonit numëron 14 fitore radhazi, ndërsa Lionel Messi ka qenë protagonisti kryesor i këtij Botërori, me tetë gola dhe pesë asistime.
Sipas analistit të basteve sportive Jon Eimer, finalja pritet të jetë shumë e ekuilibruar, megjithëse koeficientët vijojnë të favorizojnë Spanjën për ngritjen e trofeut botëror.


