Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës, u shpall fajtor për korrupsion në zgjedhje

    Analisti: Prokurori ka tejkaluar kompetencat, Veliaj ende nuk është njohur me dosjen

    Arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Greqi, dhunoi berberin dhe i dëmtoi makinën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Zëvendëskancelari gjerman kërkon të rishikohet mundësia e ndalimit të AfD-së

    August 23, 2025
    Zëvendëskancelari i Gjermanisë, Lars Klingbeil

    GJERMANI– Zëvendëskancelari i Gjermanisë, Lars Klingbeil, bëri thirrje më 23 gusht që të rishikohet mundësia e ndalimit të partisë të ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD), në dritë të dëshmive të bëra publike nga agjencitë vendëse të inteligjencës.

    “Ne duhet t’i luftojmë armiqtë e demokracisë”, tha ai për Funke Media Group të Gjermanisë.

    “Nëse procedurat për ndalim mund të kenë sukses duhet të vendoset duke vlerësuar gjetjet e agjencive të inteligjencës”, shtoi ai.

    Klingbeil, bashkëudhëheqës i Socialdemokratëve (SPD) në koalicionin e udhëhequr nga kancelari Friedrich Merz, tha se Qeveria nuk mund të rri duarkryq nëse një parti që haptazi është e ekstremit të djathtë synon të shkatërrojë demokracinë e Gjermanisë.

    “Për këtë arsye, demokratët janë të obliguar që seriozisht ta shqyrtojnë mundësinë e procedurave ligjore për ta ndaluar AfD-në”, tha ai.

    Agjencia për inteligjencë të brendshme në Gjermani – e njohur si Zyra për Mbrojtjen e Kushtetutës – në maj e shpalli AfD-në “grup ekstremist të krahut të djathtë”.

    Përdorimi i këtij termi më vonë u pezullua, teksa po shqyrtohet një ankesë e dorëzuar nga kjo parti në Gjykatën e Apelit.

    Agjencitë e inteligjencës në nivel shtetëror kanë bërë klasifikime të ngjashme për degët lokale të AfD-së, partisë më të madhe opozitare në Gjermani.

    Ndërsa SPD-ja e Klingbeilit po kërkon krijimin e një grupi pune për të mbledhur dëshmi nëse AfD-ja vepron në mënyrë antikushtetuese, blloku konservator i Merzit mbetet skeptik dhe beson se procedurat ligjore mund të rrisin mbështetjen për AfD-në.

    Një kërkesë për ndalim mund të dorëzohet nga njëra nga dy dhomat e Parlamentit ose nga Qeveria, dhe vetëm Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë ka fuqinë për të vendosur masën e ndalimit./REL

    AfD Zëvendëskancelari gjerman
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës, u shpall fajtor për korrupsion në zgjedhje

    February 9, 2026

    Analisti: Prokurori ka tejkaluar kompetencat, Veliaj ende nuk është njohur me dosjen

    February 9, 2026

    Arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Greqi, dhunoi berberin dhe i dëmtoi makinën

    February 9, 2026

    Starmer nën presion, udhëheqësi laburist kërkon dorëheqjen e tij pas dosjes “Epstein”

    February 9, 2026
    Mos e humb
    Fokus January 12, 2026

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    NGA TORI AGOLLI  Arben Ahmetaj: dy fjale kam per ty,te njoha në vitet e shkuara,kur…

    As burgu nuk i mjaftoi/ Alda Klosi, ish-benjaminja e Arben Ahmetajt, rikthehet te presionet ndaj bizneseve

    SPAK, transparenca e munguar dhe kufiri i rrezikshëm i gjyqit popullor

    CFO Pharma, Pharma Plus dhe Medix Albania/ KLSH zbulon skemat korruptive të FSDKSH-së dhe abuzimet me ilaçet që rrezikojnë shëndetin e shqiptarëve

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Tre shenja të zodiakut që tërheqin sukses financiar gjatë gjithë javës

    Tre shenja e horoskopit që tërheqin sukses financiar gjatë gjithë javës

    Parashikimi i horoskopit 9 Shkurt, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.