Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Plagosi me armë 22-vjeçarin dhe i mori makinën nën kërcënimin e armës, shpallet në kërkim 47-vjeçari në Kurbin

    Protestat, Rama u përgjigjet kritikëve: Kontratën e kam me 800 mijë shqiptarët, jo me ata që kërkojnë dorëheqjen

    “Game Over” në Divjakë/ Arrestohen pronari i lokalit dhe kamarieri, dyshohet se organizonin baste sportive të paligjshme

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Protestat, Rama u përgjigjet kritikëve: Kontratën e kam me 800 mijë shqiptarët, jo me ata që kërkojnë dorëheqjen

    July 26, 2026
    Rama mbledh sot grupin e PS dhe Qeverinë: Reflektim mbi pasqyrën e bulevardit të flamingos (AXHENDA)

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kritikave të shkaktuara nga deklaratat e tij për “Bulevardin e Flamingove”, duke sqaruar se mesazhi i tij nuk ishte drejtuar ndaj protestuesve, por ndaj “mësimeve” që, sipas tij, mori nga flamingot.

    Përmes një postimi në rrjetin social X, Rama theksoi se nuk ka asnjë kontratë politike me ata që kërkojnë dorëheqjen e tij, duke shtuar se mandati i tij buron nga vota e rreth 800 mijë shqiptarëve.

    “Përsërisin që s’duan dialog, s’ka negociata, s’japin besë, por duan vetëm dorëheqjen time. Keqkuptim i madh. Asnjë prej tyre s’më ka dhënë votë, me asnjë prej tyre s’kam kontratë dhe për asnjë prej tyre s’më ka shkuar ndërmend të prish kontratën me 800 mijë shqiptarë”, shkruan Rama.

    Kryeministri shton se fjala e tij ishte një reflektim mbi simbolikën e flamingove dhe jo një mesazh për ata që ai i cilëson si “sorra dhe korba”.

    “Fjala ime ishte për mësimet që mora nga flamingot dhe i drejtohej atyre, jo puplave të zeza që mblidhen çdo natë në bulevard pas shtegtimit të flamingove. Sorrat dhe korbat janë ana e errët e protestës, por nuk kanë asnjë lidhje me ato mësime”, shprehet ai.

    Në fund të reagimit, Rama thekson se protestuesit janë të lirë të kërkojnë dorëheqjen e tij deri në vitin 2029, por nënvizon se kjo nuk ndikon në mandatin që, sipas tij, i është besuar nga qytetarët.

    “Le të vijnë poshtë dritares sime me kërkesën për dorëheqje deri në vitin 2029, po të duan. Liria është e njëjtë edhe për ta dhe demokracia funksionon njësoj për të gjithë. Kontrata ime me shqiptarët nuk varet prej tyre, por është pronë e atyre që ma kanë besuar me votë”, përfundon Rama.

    protesta rama Zverneci
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Plagosi me armë 22-vjeçarin dhe i mori makinën nën kërcënimin e armës, shpallet në kërkim 47-vjeçari në Kurbin

    July 26, 2026

    Protestat, Rama u përgjigjet kritikëve: Kontratën e kam me 800 mijë shqiptarët, jo me ata që kërkojnë dorëheqjen

    July 26, 2026

    “Game Over” në Divjakë/ Arrestohen pronari i lokalit dhe kamarieri, dyshohet se organizonin baste sportive të paligjshme

    July 26, 2026

    Merz dënon sulmin në Berlin: Një akt i neveritshëm ndaj shoqërisë sonë

    July 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.