Këtë të shtunë do të rikthehet në ekran sezoni i radhës i emisionit “Goca dhe Gra”.
Top Channel raporton se 5 bashkëmoderatoret e këtij sezoni do të jenë Kleoniki Delijorgji, Loredana Brati, Gerta Gixhari, si dhe Egla Ceno, Rudina Dembacaj nga sezoni i shkuar.
“Goca dhe Gra” është një talk show i cili bën bashkë pesë moderatore dhe të ftuara. Një emsion në të cilin trajtohen tema të rëndësishme që prekin shoqërinë shqiptare.
Të shtunën në orën 21:00, “Goca dhe Gra” rikthehet në Top Channel.


