Reforma administrative-territoriale është një ndër prioritetet e qeverisë socialiste për mandatit e ardhshëm katërvjeçar. Sipas programit të partisë, do të ngrihet një komision parlamentar i posaçëm që do të nisë analizat për të përshtatur strukturën e bashkive me ndryshimet demografike të vendit.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, deklaroi se para zgjedhjeve lokale të vitit 2027 disa bashki mund të “shkrihen”, pasi nuk justifikojnë statusin e tyre aktual. Qëllimi është që struktura territoriale të reflektojë më mirë nevojat e qytetarëve dhe të jetë më efikase për administrimin lokal.


