Pesë persona janë akuzuar në lidhje me vdekjen e yllit të “Friends”, Matthew Perry, njoftuan të enjten zyrtarët federalë në Los Anxhelos.
“Pyes veten se sa do të na paguajë ai budalla për ilaçin”- është ky një prej mesazheve të shkëmbyera nga anëtarët e grupit prej pesë personash të akuzuar dhe arrestuar për vdekjen e Matthew Perry -t.
Ndërkohë autoritetet gjyqësore amerikane i cilësojnë anëtarët që furnizonin me drogë aktorin e njohur si persona që kërkonin të rrëmbenin sa më shumë para nga një njeri që kishte një varësi në rritje ndaj substancave.
Ata akuzohen se kanë përfituar nga varësia e Perry. Të pandehurit kryesorë në këtë ngjarje janë Jasveen Sangha, 41 vjeç, që dyshohet se njihet si “Mbretëresha e Ketaminës” dhe Dr. Salvador Plasencia, 42 vjeç, një mjek i licencuar mjekësor i njohur si “Dr. P”, tha DOJ.
Tre të tjerët të akuzuar veçmas në këtë rast përfshijnë Dr. Mark Chavez, 54 vjeç, një mjek i licencuar që pranoi në dokumentet e gjykatës se i shiste ketaminë Plasencia-s; Eric Fleming, 54 vjeç, i cili pranoi në dokumentet e gjykatës se shpërndante ketaminë që vrau Perry-n; dhe asistenti i Perry-t, Kenneth Iëamasa, 59 vjeç, i cili pranoi në dokumentet e gjykatës se kishte administruar ketaminë ditën që Perry vdiq.

Sipas aktakuzës së ngritur, Iëamasa i ka administruar të paktën 27 doza ketamine Matthew Perry-t në pesë ditët e fundit para vdekjes së tij më 28 tetor 2023. Mes tyre tre të fundit që sipas prokurorëve “çuan në vdekjen e aktorit”./ABC


