Gonzalo Garsia ishte edhe një herë ylli i shfaqjes në fitoren e Real Madridit ndaj Juventusit. Goli i tij, i treti në këtë garë, i siguroi ekipit të Çabi Alonsos një vend në çerekfinalet e Kupës së Botës për Klube. Sulmuesi e analizoi ndeshjen në një intervistë me DAZN: “E dinim që do të ishte një ndeshje intensive që nga fillimi. E nisëm pak ngadalë, por më pas u rritëm, duke ruajtur ritmin, duke e lodhur kundërshtarin dhe duke mbërritur shpesh në zonë”.
Lidhur me goditjen e tij me kokë, Garsia shtoi: Gjithmonë përpiqem të jem i pranishëm në zonë. Kjo është puna dhe qëllimi im.
Kur u pyet për ngjashmëritë me Raulin, sulmuesi u përgjigj me shumë përulësi: Krahasimi me Raulin është i madh. Ai më mësoi shumë gjatë dy viteve që kaluam së bashku në Castilla dhe jam shumë mirënjohës për gjithçka që më transmetoi.
Gonzalo Garsia është talenti i ri i Real Madridit, i cili po ecën përpara me përulësi dhe vendosmëri. Golat e tij dhe performancat në fushë konfirmojnë se ai mund të luajë një rol udhëheqës në sezonin e ardhshëm./PanoramaSport
Pranoi se ka kryer marrëdhënie s*ksuale me vajzën e tij të mitur, lihet në burg 36-vjeçari


