Në një botë ku shumica e sportistëve ndjekin famën, milionat dhe kontratat marramendëse, historia e Chase Hilgenbrick tronditi publikun. Ish-mbrojtësi i New England Revolution në MLS dhe një nga lojtarët më premtues në ligën kiliane, bëri zgjedhjen e papritur që askush nuk e priste: braktisi futbollin për t’iu përkushtuar Zotit.
Vetëm 26 vjeç, pa dëmtime dhe me një karrierë të sigurt përpara, Hilgenbrick u largua nga sporti pa shumë bujë. Nuk organizoi konferencë shtypi, nuk derdhi lot, por dërgoi vetëm një letër të shkurtër ku lajmëronte vendimin e tij të pazakontë:
“Zëri i Zotit më thërriste më fort se sa çdo brohoritje stadiumi” – shkroi ai.
Sot, Hilgenbrick është kapelan dhe shërben në kishë, duke dëshmuar se ndonjëherë thirrja shpirtërore fiton edhe ndaj pasionit të madh për sportin. Historia e tij mbetet një nga rrëfimet më frymëzuese për ata që ndjekin rrugën e bindjeve personale, përtej lavdisë dhe parasë.


