Bota e kinemasë është në zi pas ndarjes nga jeta të aktores Kelley Mack, e njohur për rolin e saj në serialin e njohur post-apokaliptik “The Walking Dead”. Ajo u nda nga jeta në moshën 33-vjeçare, në qytetin e lindjes, Cincinnati, pas një beteje me gliomën, një formë agresive tumori që prek trurin dhe sistemin nervor qendror.
Lajmi u konfirmua në një postim të ndarë në rrjetin social CaringBridge dhe më pas në Instagramin e saj zyrtar:
“Një dritë kaq e ndritshme dhe e zjarrtë ka kaluar përtej, aty ku të gjithë ne do të shkojmë një ditë,” thuhej në postimin prekës.
Ngushëllime të shumta kanë ardhur nga kolegë, miq dhe fansa të saj. Aktorja Alanna Masterson, bashkë-yll në “The Walking Dead”, e kujtoi Mack si një shpirt të jashtëzakonshëm:
“Jam shumë krenare që luftova përkrah saj në episodin tonë të fundit së bashku.”
Kelley Mack, e lindur me emrin Kelley Klebenow, do të kujtohet jo vetëm për talentin e saj në ekran, por edhe për forcën, guximin dhe shpirtin e ndritshëm që e karakterizoi deri në fund.
Radar.al


