Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    TikTok-u e finalizon marrëveshjen për të shmangur mbylljen në SHBA

    Hodhën në erë diskon në Greqi/ Arrestohen 2 vëllezërit shqiptarë, dëshmia: Morëm 5 mijë nga…

    Digjitalizimi i shërbimeve publike/ Këshilli i Investimeve: Transformimi digjital i shërbimeve mbetet kompleks

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Vuan nga një sëmundje e rëndë, familjarët e aktorit dhe regjisorit të njohur bëjnë apel për ndihmë: Jepni shpresë pë Naunin!

    August 18, 2025

    Aktori, regjisori dhe dramaturgu i njohur, Naun Shundi, po përballet me një sëmundje të rëndë. Familja e tij ka hapur një fushatë në platformën GoFundMe për të mbledhur fondet e nevojshme për mjekim.

    Vajza e tij, Rea Shundi, ka bërë të ditur se babai vuan nga kanceri i lëkurës dhe për trajtimin e plotë nevojiten rreth 250 mijë euro.

    Në apel, Rea shkruan se lajmi ka tronditur jo vetëm familjen, por edhe gjithë komunitetin artistik. Shundi ka mbi 46 vite karrierë në Teatrin Kombëtar, mbi 100 role teatrale dhe 20 role në film, si dhe ka themeluar teatrin e parë privat në Shqipëri, “Zonja e Bujtinës”.

    Fondet e mbledhura do të përdoren për trajtimin spitalor, ndërhyrjet e nevojshme, blerjen e medikamenteve, analizat e vazhdueshme dhe shpenzimet e tjera të kurimit.

    “Unë jam Rea Shundi. Po organizoj këtë fushatë për të ndihmuar babanë tonë Naun (Miltiadh) Shundi, i cili ka një diagnozë shumë të rëndë – kancer të lëkurës. Ky lajm na ka tronditur jo veten ne si familjarë, por edhe gjithë komunitetin artistik, artëdashësit, kolegët dhe artin shqiptar në përgjithësi. Naun Shundi me 46 vite në Teatrin Kombëtar shqiptar, regjisor, dramaturg, aktor i më shumë se 100 roleve në Teater dhe 20 në film. Profesor dhe krijues i Teatrit të parë privat në shqipëri “Zonja e Bujtines”

    Kjo kauzë është shumë e rëndësishme për artin shqiptar, sepse Naun Shundi është një personalitet, artist dhe krijues që ka kontribuar si në pasurimin e figurave artistike, por edhe dramaturgjisë shqiptare. Është emri që ka hapur dyert e teatrit të tij shumë krijuesve të rinj, si dhe atyre në karjerë. Ky është momenti që ne të jemi pranë regjisorit, aktorit, dramaturgut Shundi në në këtë betejë të vështirë dhe të gjatë

    Trajtimi i kancerit kërkon shpenzime të mëdha financiare që familja nuk mund t’i përballojë e vetme. Përveç procedurave mjekësore dhe ndërhyrjeve të nevojshme, kostot e medikamenteve, analizave të shpeshta dhe kujdesit pasues janë shumë të larta.

    Fondet e mbledhura do të përdoren për:

    mbulimin e trajtimit spitalor dhe ndërhyrjeve të nevojshme,

    blerjen e medikamenteve të specializuara,

    analiza dhe vizita të vazhdueshme mjekësore,

    transport dhe shpenzime shtesë të lidhura me procesin e kurimit.

    Të gjitha fondet do të kalojnë drejtpërdrejt për trajtimin e aktorit Naun Shundi, përmes transferimeve të sigurta bankare dhe pagesave të dokumentuara tek spitalet dhe farmacitë.

    Çdo kontribut, i vogël apo i madh, është një hap më afër shërimit dhe shpresës. Mbështetja juaj nuk është vetëm financiare – ajo është një shenjë solidariteti, dashurie dhe shprese njerëzore dhe në veçanti ndaj artit dhe artistit shqiptar

    Ju falënderojmë nga zemra që bëheni pjesë e kësaj beteje me ne. Së bashku mund të japim forcë dhe shpresë në një moment kaq të vështirë.”, shkruan vajza e aktorit në përshkrimin e llogarisë.

    aktori Naun shundi regjisori
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    TikTok-u e finalizon marrëveshjen për të shmangur mbylljen në SHBA

    January 23, 2026

    Hodhën në erë diskon në Greqi/ Arrestohen 2 vëllezërit shqiptarë, dëshmia: Morëm 5 mijë nga…

    January 23, 2026

    Digjitalizimi i shërbimeve publike/ Këshilli i Investimeve: Transformimi digjital i shërbimeve mbetet kompleks

    January 23, 2026

    “Eja, eja, luleborë”/ Ivanka Trump publikon pamjet nga Vlora teksa i shoqëron me këngë shqip

    January 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus January 12, 2026

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    NGA TORI AGOLLI  Arben Ahmetaj: dy fjale kam per ty,te njoha në vitet e shkuara,kur…

    As burgu nuk i mjaftoi/ Alda Klosi, ish-benjaminja e Arben Ahmetajt, rikthehet te presionet ndaj bizneseve

    SPAK, transparenca e munguar dhe kufiri i rrezikshëm i gjyqit popullor

    CFO Pharma, Pharma Plus dhe Medix Albania/ KLSH zbulon skemat korruptive të FSDKSH-së dhe abuzimet me ilaçet që rrezikojnë shëndetin e shqiptarëve

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 23 Janar, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 22 Janar 2026

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 21 Janar 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.