Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bageta e 1 Majit ndez Francën, Kryeministri francez përplaset me sindikatat

    Finalizohet operacioni policor “Seeds” në Tiranë, 66-vjeçari në pranga me 1000 fara kana*isi

    SHBA miraton mbi 8.6 miliardë dollarë shitje armësh për Lindjen e Mesme, anashkalohet Kongresi

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Vr*sja e Selimit u bë për nder! Tafani flet pa doreza: Laert Haxhiu jeton duke vr*rë njerëz

    June 4, 2025
    Vr*sja e Selimit u bë për nder! Tafani flet pa doreza: Laert Haxhiu jeton duke vr*rë njerëz

    I penduari i drejtësisë Artan Tafani ditën e sotme “ka hapur gojën” para GJKKO-së për  mënyrën se si u përfshi në planin për vrasjen e Çajup Selimit në Tepelenë.

    Krimin në fjalë ai e përshkruan si pjesë e një rrjeti të organizuar ku e gjitha komandohej nga koka e grupit, Laert Haxhiu.

    AI pretendon se vrajsa është realizuar si një “nder” për një mik të Haxhiut nga Greqia.

    Por pas pak ditësh Tafani kuptoi se shkaku i vrasjes së Çajup Selimi ishte se kishte pasur sherr me Erisian Abedinin.

    Ndërsa shtoi më tej se Laert Haxhiu “jetonte” duke vrarë njerëz.

    Artan Tafani: Bledari ishte shoku i Laertit, e donte shumë si vëllain e vet. Kemi shkuar te shtëpia e këtyre çunave, jemi takuar shumë herë. Shkuam te një lokal në një fshat, kishin marrë nja dy miq që këndonin, nja dy goca, Berberi, Romaçka, unë, Lubja, një çun me “X5”, s’mbaj mend. Morëm me ngrënë me pirë, muzikë.

    Hajde dalim pak jashtë më thotë Laerti. Ore më thotë do bësh naj punë? I them ti e di! Ça di të bësh, i them kam vjedh, jam marr me mall skam bërë naj gjë të madhe. Ça do t’bësh më tha? I them s’ma merr mendja që më do mua për ato punë. E kisha në kontekstin për të vrarë njerëz, ku dija unë për ça më donte, naj shofer naj lart e poshtë. Mos e thuaj këtë thotë ai, të gjithë kemi nevojë. Më mori me të mirë, në qafë kshu, dhe u futëm brenda. U mbyll ajo darkë, ikëm secili punë të vet. Me Ligorin e Laertin ikim sërish te hoteli në Dardhë. Unë kat të dytë, Ligori poshtë meje, si ato krevatet e fëmijëve, Laerti në krevat dopio.

    Më thotë Laerti do bëjmë një punë? Aty hapet muhabeti i vrasjes së Çajup Selimit, në Tepelenë. S’e prisja, nga momenti i parë isha në presion, më tërhiqte në një cep, s’e di si ia arrinte. Zërin e gojës se nxirrnim kur fliste ai, rrinin pincë para tij. Do ta bësh më thotë mua? S’ma tha emrin atë natë. Emrin e mësova pasi u bë puna. Do i bësh nder një njeriut tonë më thotë. U shtanga. Unë do e bëja Ligori do më ndihmonte, më tha ç’ke më ke mua nga mbrapa. E pranoj, ju e dini thash, në mendjen time e mendoja momentin që ikja nga aty. Ai atë donte “po”-në. Unë gjithmonë në terror, frikë. Mbaron ajo natë, të nesërmen, ikim për Lushnje. Më tha atë natë Laerti do e bëjmë për nder, na jep 50 mijë euro, unë 25 Ligori 25. Isha në Vlorë me të shpisë, me kalamajtë me makinë me qera. Më merr Lulzimi, po kthehesha në Fier nga Vlora. Tha nxito për në Lushnje. E takoj në Lushnje. Nxitojmë më thotë, se na pret një shok, se për ça na donte në Elbasan. Iki vetë i them nëse duhet, ça do bësh ti. Tre herë kam ikur në atë vend, dy herë më kanë marrë çunat. Emrin e mësova në lajme pasi u krye puna. Laerti më tha se do bëhej ajo puna në Tepelenë. Erdhi e dashura e Laertit me gjithë shoqen e vet, do shkoja unë me Ligorin në mëngjes të nesërmen. Merrnim makinën e gocave që Ligori të më tregonte ku ishte kush ishte si ishte. Mua mi thonin në momentin e fundit. Unë dija se po iknim me pushime, përfundonim në vrasje. Nderi do i bëhej mikut të Laertit që jetonte Greqi. Viktima kishte një dyqan. Ma tregon Ligori nga larg që ky është. Vajtëm deri te shpia larg më tregoi rrugën dhe shtëpinë e Çajup Selimit. U kthyem prapë në Sarandë, takojmë Laertin, gocat marrin makinën.

     

    laert haxhiu nder Tafani vrasja e Caup Selimit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bageta e 1 Majit ndez Francën, Kryeministri francez përplaset me sindikatat

    May 2, 2026

    Finalizohet operacioni policor “Seeds” në Tiranë, 66-vjeçari në pranga me 1000 fara kana*isi

    May 2, 2026

    SHBA miraton mbi 8.6 miliardë dollarë shitje armësh për Lindjen e Mesme, anashkalohet Kongresi

    May 2, 2026

    Kritikat e Merz për Trump, SHBA njofton tërheqjen e rreth 5 mijë trupave nga Gjermania

    May 2, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.