Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Arrestohen në Itali një shqiptar dhe një maroken, shkëmbyen dro*ë me 270 mijë euro cash, detaje nga operacioni

    Bageta e 1 Majit ndez Francën, Kryeministri francez përplaset me sindikatat

    Finalizohet operacioni policor “Seeds” në Tiranë, 66-vjeçari në pranga me 1000 fara kana*isi

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Takimet me kokat e bandës. Dëshmon për herë të parë “Mariusi” i grupit të Laert Haxhiut

    June 4, 2025
    Takimet me kokat e bandës. Dëshmon për herë të parë "Mariusi" i grupit të Laert Haxhiut

    Për të parën herë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dëshmuar bashkëpunëtori i drejtësisë Artan Tafani, i cili rrëfeu në lidhje me 17 episode kriminale të lidhura me grupin e Laert Haxhiut.

    Në lidhje me këtë situatë SPAK mori të pandehur tetë persona, të akuzuar për një sërë veprash penale të kryera nëpër zona të ndryshme të vendit.

    Kujtojmë se Artan Tafani u arrestua në shtator të 2023, pas një grabitjeje me armë në një pikë këmbimi valutor në zonën e Astirit.

    Në senacën dëgjimore në GJKKO, ai iu përgjigj pyetjeve të prokurorit të çështjes, Behar Dibra.

    Tafani tregoi për jetën e tij dhe rrugën drejt përfshirjes në botën e krimit. Ai pretendon se u detyrua të përfshihej në botën e krimit për shkak të kushteve të vështira ekonomike.

    “Kam qenë emigrant në Greqi, ku jam marrë me drogë dhe pata probleme. U ktheva në Shqipëri dhe në vitin 2015 përfundova në burg për vjedhje. Kisha probleme ekonomike. Dënimin e vuajta në burgun e Rrogozhinës dhe më pas në burgun e Kosovës, në Lushnje.”

    Ndërsa më tej Tafani tregon se si u bë dhe shitës dhe përdorues I drogës. E në vitin 1997 atij I vranë babanë, ndaj u detyra të emigronte së bashku me nënë drejt Greqisë.

    “Isha i vogël kur ika. Kishim një biznes familjar me materiale ndërtimi. Në Greqi punova fillimisht në mënyrë të ndershme, me bojra dhe lyerje. Në vitin 2006 u ktheva në Lushnje dhe punova me xhaxhain në ndërtim. E lashë drogën për një kohë, por më pas u përfshiva sërish në probleme. Në 2015 vodha një pikë ‘Ëestern Union’-i, prej nga më dërgonin para të afërmit nga Greqia. U arrestova dhe u dënova me 6 vite burg.” shprehet Tafani.

    Më tej ai zbuloi se gjatë burgimit ai u njoh dhe me disa persona të arrestuar, nga Lushnja. Përmendi takimet me Lulzim Spahiun, pas një ngjarjeje ku u plagos Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, dhe ku arma u gjet tek stani i babait të Laert Haxhiut, Qamil Haxhiu.

    “Pas daljes nga burgu, u takova me Lulzimin te një karburant i Saimir Taullahut. Më çoi llaf Klajdi Taullahu se donte të më takonte Lulzimi, për të bërë ndonjë ‘punë me mall’. Më pas, u takuam te ‘Palma Nova’ me Laert Haxhiun, ishte hera e parë që e shihja. Anterio Kaloshin e njihja nga burgu në Rrogozhinë. Unë kam përdorur edhe emrin tjetër: Marius,” tha ai.

    Artan Tafani deshmon Mariusi laert haxhiu
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Arrestohen në Itali një shqiptar dhe një maroken, shkëmbyen dro*ë me 270 mijë euro cash, detaje nga operacioni

    May 2, 2026

    Bageta e 1 Majit ndez Francën, Kryeministri francez përplaset me sindikatat

    May 2, 2026

    Finalizohet operacioni policor “Seeds” në Tiranë, 66-vjeçari në pranga me 1000 fara kana*isi

    May 2, 2026

    SHBA miraton mbi 8.6 miliardë dollarë shitje armësh për Lindjen e Mesme, anashkalohet Kongresi

    May 2, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.