Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Pse duhet të shqetësohemi më shumë për çmimin e naftës sesa për benzinën

    Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

    Balluku dhe Rama vizitojnë familjen Mone në Fier: Mikpritje dhe urime!

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Unë shisja dr*gë, Laerti më përfshiu në vr*sje”/ Tafani “hap gojën”: Na blinte me lekë

    June 4, 2025
    "Unë shisja dr*gë, Laerti më përfshiu në vr*sje"/ Tafani "hap gojën": Na blinte me lekë

    I penduari i drejtësisë, Artan Tafani, në dëshminë e sotme në Gjykatën e Posaçme, zbardhi detaje të reja mbi veprimtarinë e grupit kriminal të drejtuar nga Laert Haxhiu.

    Në fjalën e tij ai zbuloi se si komunikonte me drejtuesin e bandës, përmes një sistemi të koduar mesazhesh, të quajtur chat-email, I cili ishte me pagesë, 600 euro në muaj.

    “Folëm gjithmonë në chat-email, një sistem i enkriptuar që ma dha vetë Laerti. E përdornim vetëm për punë, dhe e mbushnim çdo muaj në ‘Bllok’, 600 euro kushtonte,” deklaroi Tafani.

    Ndërsa më tej “Mariusi” i grupit, dëshmoi se Laert Haxhiun e kishte pasur në një takim në Dajt, të organizuar nga anëtarët e tjerë të grupit.

    AI tha se Haxhiun e njihte vetëm nga emisionet televizive dhe lajmet, ndërsa vëllain e tij e kishte parë nëpër Lushnje.

    “Më morën në një restorant në Dajt, dhe pastaj qëndruam në një suitë. M’u duk e çuditshme që më kishin marrë me vete, sidomos kur pashë që aty ishte vetë Laert Haxhiu. Ai më tha se kishin një punë dhe do më ndihmonte me ndonjë ‘mall’. E kuptova që bëhej fjalë për transport të paligjshëm, më shumë se çdo gjë tjetër”, rrëfeu Tafani.

    Ai shtoi se në ditët në vijim, Laerti dhe bashkëpunëtorët e tij e paguan me dy këste nga 500 euro secili. Këto shuma shërbenin si shpërblim për punët që do të bënin, por edhe për të testuar besnikërinë dhe gatishmërinë e tyre për përfshirje në veprimtari kriminale.

    “Në një nga takimet, më thanë të vendosja tritol në Lushnjë. Arsyeja ishte se i kishin dhënë mall dikujt dhe ai nuk kishte dhënë lekët. Donin t’ia bënin si presion. I thashë ‘dakord’, ç’t’i thosha… që nga dita e parë kisha ndjesinë e presionit, nuk e di si ta shpjegoj”, u shpreh Tafani para trupit gjykues.

    Ai tregoi se rrugës për në Lushnjë, Laert Haxhiu i kishte dhënë 100 euro për shpenzime, ndërsa tritolin e vendosi në derën e një apartamenti në katin e parë të një pallati, pranë shinave të trenit.

    “Vendosa 100 gram tritol. Mu duk si një provë për të parë nëse do e bëja dot punën. E ndeza fitilin dhe u largova në këmbë”, tha Tafani.

    Pas këtij veprimi, ai u kthye në banesën e vjehrrës. Por detyra e radhës ishte shumë më e rëndë, pasi kishte të bënte me vrasje me pagesë.

    “Në një tjetër udhëtim, shkuam në Pogradec, unë, Laerti dhe Ligori. Në një moment, Laerti më thirri jashtë dhe më pyeti çfarë dija të bëja. I thashë që isha marrë me mall dhe njëherë kisha bërë vjedhje me dhunë, por nuk besoja se më donte për vrasje, ai vetë i bënte këto gjëra, thosha”, dëshmoi Tafani.

    Sipas tij, pas një ndalese në Dardhë, iu propozua që të kryente një vrasje me pagesë për llogari të grupit.

    “Më thanë do bësh një punë për një njeri tonin në Tepelenë. Më përmendën vetëm më pas emrin e Çajup Selimit. U shtanga atë natë”, tha Tafani, duke shtuar se urdhri i vrasjes do zbatohej nga ai dhe Ligori, për një shumë totale prej 50 mijë euro, nga të cilat secili do përfitonte nga 25 mijë.

    “I thashë: ‘Po ju e dini’… U ndjeva i bllokuar, të gjithë i rrinin pinc Laertit”, përfundoi Tafani.

    Në nëntor të vitit 2024, SPAK mbylli hetimet për nëntë persona të dyshuar si pjesë e grupit të Laert Haxhiut, të akuzuar për 15 ngjarje kriminale, mes të cilave 4 vrasje, të zbardhura pas deklarimeve të të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani.

    Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan 12 persona dhe 4 të tjerë u shpallën në kërkim.

     

    droge laert haxhiu nenshtrim Tafani vrasje
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Pse duhet të shqetësohemi më shumë për çmimin e naftës sesa për benzinën

    April 12, 2026

    Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

    April 12, 2026

    Balluku dhe Rama vizitojnë familjen Mone në Fier: Mikpritje dhe urime!

    April 12, 2026

    “O maniak”/ Debat i ashpër mes Rogertit dhe Selin, banori: Një vajzë që…

    April 12, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Urani hyn në Binjakë pas 84 vitesh, astrologët paralajmërojnë ndryshime të forta deri në 2033

    Shenjat e horoskopit që nuk e përballojnë dot indiferencën!

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 10 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.