TIRANË– Sot vendoset në lidhje me transferimin nga spitali të 14-vjeçarit i cili i mori jetën bashkëmoshatarit të tij, Martin Canit.
Bëhet me dije se zyrtarët e burgjeve kanë njoftuar policinë, pasi mjeku i spitalit privat ku po merr ndihmën mjekësore autori, nuk pranon të plotësojë epikrizën.
Autori gjendet i shtruar në një spital privat që prej momentit të ndodhjes së krimit, për arsye se gjatë konfliktit me Martin Canin, është dëmtuar edhe vetë me mjetin prerës (thikë).
Javën e kaluar ndaj 14-vjeçarit është vendosur masa e sigurisë “Arrest me burg”, masë e cila iu komunikua në abientet e spitalit./Radar.al
Përleshja mes nxënësve te “Fan Noli”/ Shoqërohen për në komisiariat 3 autorët e dyshuar


