3 autorët e dyshuar që i morën jetën 14-vjeçarit, nxënës i shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” mësohet se janë shoqëruar për në komisariat.
Burimet bëjnë me dije se të përfshirët në këtë ngjarje janë të shkollave të ndryshme.
Ju kujtojmë se dy 14-vjeçarët u qëlluan me thikë nga 3 bashkëmoshatarë të tyre.
Fatkeqësisht, njëri prej tyre i identifikuar si Martin Cami ndërroi jetë te Trauma për shkak të plagëve të marra.
Sakaq ju kujtojmë se gazetarja e Top Channel, Kristi Gongo dha detaje mbi ngjarjen. Sipas saj dyshohet se viktima është goditur 6 herë në bark e zemër.
LEXO EDHE:
Humbja e nxënësit të “Fan Nolit”. Reagon Ministria e Arsimit dhe e Sportit


