Para pak çastesh Ministria e Arsimit dhe Sportit ka reaguar përmes një njoftimi zyrtar mbi ngjarjen që tronditi sot kryeqytetin, ku u vra një 14-vjeçar, si pasojë e një sherri të përgjakshëm në afërsi të shkollës Fan Noli në Tiranë.
Ministria i shprehu ngushëllimet familjes së 14-vjeçarit nxënës i shkollës Fan Noli, teksa kërkon që institucionet ligjzbatuese të kryejnë zbardhjen e menjëhershme të të gjitha rrethanave të kësaj ngjarjeje.
“Jemi thellësisht të tronditur nga ngjarja tragjike e ndodhur sot në rrugën “Qemal Stafa”, Tiranë, ku një konflikt mes tre të miturve çoi në humbjen e jetës së njërit prej tyre, nxënës i shkollës “Fan Noli”. Ngushëllimet tona më të sinqerta i shkojnë familjes së nxënësit që humbi jetën, ndërsa urojmë shërim të shpejtë për nxënësin tjetër. Në të njëjtën kohë, kërkojmë nga institucionet ligjzbatuese që të kryejnë zbardhjen e menjëhershme të të gjitha rrethanave të kësaj ngjarjeje”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.
LEXO EDHE:
“E zgjidhim live muhabetin”/ Zbardhet ngjarja e rëndë mes nxënësve. Dyshohet se autori…


