Detaje të reja kanë dalë në pah në lidhje me sherrin e rëndë mes nxënësve të shkollës “Fan Noli” ku mbeti i vrarë njëri prej të miturve të përfshirë në këtë ndodhi.
Nga hetimet e bëra dyshohet se autori i krimit të rëndë që i mori jetën bashkëmoshatarit ndodhet i shtruar në spitalin privat.
Sakaq është zbuluar se shkaku i kësaj përleshje është bërë një konflikt mes të miturve në rrjete sociale.
4 adoleshentët në fjalë janë nxënës të shkollës “Fan Noli” në Sauk.
Ndërkohë që policia ka shoqruar në komisariat dy të plagosur dhe një tjetër.
Më tej thuhet se të miturit u dërguan në spital nga qytetarët, ndërsa autorët janë larguar në drejtim të Pazarit të Ri.
LEXO EDHE:


