Gazetarja Kristi Gongo, në një lidhje direkte për “Ftesë në 5”, ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë ku humbi jetën i mituri Martin Cami.
Sipas Gongos i mituri dyshohet të jetë “qëlluar gjashtë herë në zemër dhe në bark”.
Kanë qenë dëshmitarët ata që zbuluan se ambulanca mbërriti në vendngjarje me vonesë dhe ndaj i mituri është dërguar me automjet në spital, nga pronarët e biznesit aty pranë.
Personi tjetër është goditur 2 herë me thikë, thotë gazetarja dhe se ndodhet në spital në gjendje të stabilizuar.
“Ka pasur shumë dëshmitarë në vendngjarje, por disa të tronditur nuk kanë ndërhyrë. Vetë dëshmitarët pohojnë se nuk kanë dashur të ngatërrohen. Ka pasur të tjerë që kanë tentuar të japin ndihmë, por për shkak se kanë vrapuar, e kanë pasur të pamundur”, tha Gongo.
LEXO EDHE:
Humbja e nxënësit të “Fan Nolit”. Reagon Ministria e Arsimit dhe e Sportit


