Mesfushori i Kombëtares kuqezi, Ylber Ramadani u shpall “Lojtari i Ndeshjes” mes Leçes dhe Fiorentinës.
Performanca e tij ishte e jashtëzakonshme në sfidën që u mbyll në barazimin 1-1. Por jo vetëm kaq, 30-vjeçari është zgjedhur edhe në formacionin e javës së 33-të në Serinë A. Ramadani është vlerësuar me notën 8.0 nga SofaScore./PanoramaSport



