Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Spanja, 289 minuta pa festuar një gol. Iberikët duhet të ndryshojnë statistikat ndaj Arabisë Saudite

    Ministri i Mbrojtjes në Bruksel: Shqipëria, aleate e besueshme në NATO

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    Euro në “rrokullisje”, zbret në 94.6 lekë

    June 18, 2026

    Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut po vazhdon të bjerë me ritme të shpejta. Sipas kursit zyrtar të Bankës të Shqipërisë, Euro u këmbye sot me 94.62 lekë, një minimum i ri historik.

    Kursi i këmbimit të Euros ka rënë me 2.2% që nga fillimi i vitit dhe me 3.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

    Agjentët e tregut valutor mendojnë se përshpejtimi i rënies së Euros i detyrohet, në radhë të parë, faktorit sezonal dhe turizmit. Nisja e sezonit të pushimeve verore ka shtuar natyrshëm numrin e vizitorëve të huaj dhe flukset valutore hyrëse. Sipas tyre, një zhvendosje në nivele më të ulëta e kursit në këtë periudhë është e pritshme dhe normale. Veçanërisht gjatë fundjavave, kur bankat nuk punojnë, flukset e valutës dhe kërkesa për Lekë bëhet veçanërisht e lartë dhe herë-herë e vështirë për t’u përballuar nga zyrat e këmbimit.

    Sipas një anketimi të kryer brenda tregut me agjentët e këmbimit në banka dhe zyrat më të rëndësishme të këmbimit valutor, pritshmëritë janë që gjatë sezonit veror Euro mund të bjerë deri në nivelin e 92-93 lekëve.

    Tregu i pasurive të paluajtshme gjithashtu ngelet një burim i rëndësishëm prurjesh valutore dhe ecuria e tij ngelet dinamike, veçanërisht në zonat bregdetare.  Sipas Bankës së Shqipërisë, investimet e huaja direkte u rritën përsëri në tremujorin e parë të vitit 2026. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, ato arritën vlerën e 404 milionë eurove, duke shënuar një rekord të ri historik për këtë periudhë të vitit. Në veçanti, investimet e huaja në pasuri të paluajtshme vlerësohet të kenë arritur në 174 milionë euro, duke shënuar gjithashtu një rekord të ri historik për tremujorin e parë të vitit.

    Sektori i pasurive të paluajtshme besohet se tërheq brenda vetes edhe sasi të konsiderueshme të të ardhurave nga aktivitete kriminale dhe informale. Vetëm këtë muaj, Prokuroria e Posaçme njoftoi zbulimin dy skemave të pastrimit të parave në vlera të mëdha në sektorin e ndërtimit.

    Megjithatë, burime nga tregu valutor shprehen se këtë vit ka një forcim të ndjeshëm të kontrollit mbi pikat e këmbimit valutor, ndërsa rregullorja e re që miratoi Banka e Shqipërisë vitin e kaluar ka vendosur kufizime për këmbimet në para cash. Sipas tyre, sot është bërë më e vështirë të këmbesh shuma të mëdha në para fizike, pa kaluar nëpërmjet llogarive bankare. Rrjedhimisht, burimet mendojnë se aktualisht ndikimi i flukseve informale mbi kursin e këmbimit duhet të jetë në rënie.

    Presioni i tregut për zhvlerësimin e Euros po forcohet, duke i bërë më pak të efektshme edhe ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë. Sipas burimeve nga tregu, Banka Qendrore ka vazhduar ndërhyrjet me blerje direkte valutore. Ndërhyrja e fundit është raportuar ditën e martë.

    Vlera e këtyre blerjeve publikohet me vonesë në kohë prej afërsisht tre muajsh. Për këtë arsye, ende nuk është e qartë sa është vlera e blerjeve dhe ndikimi që ka pasur këtë vit Banka e Shqipërisë në kursin e këmbimit valutor.

    Megjithatë, në periudhën 2024-2025 ajo ka blerë më shumë se dy miliardë euro në tregun e brendshëm dhe në mungesë të ndërhyrjeve të saj kursi Euro-Lek do të ishte në nivele ndjeshëm më të ulëta.

    Ndërkohë që inflacioni po rritet, hapësirat e Bankës së Shqipërisë për të ndërhyrë në treg po ngushtohen ndjeshëm. Me inflacionin që ka arritur nivelin 3%, blerjet e valutës nuk mund të justifikohen më me objektivin e stabilitetit të çmimeve.

    Nga ana tjetër, një ndikim shtesë në forcimin e Lekut duket se po jep përsëri politika fiskale, nëpërmjet suficiteve shumë të mëdha buxhetore. Në fund të muajit maj, suficiti buxhetor kishte vlerën e 53.7 miliardë lekëve ose afërsisht 565 milionë eurove. Suficiti është rritur me 37% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke theksuar tashmë një prirje disavjeçare për të akumuluar suficite në pjesën më të madhe të vitit kalendarik. Tërheqja e sasive të mëdha të parasë nga qeveria ndikon gjithashtu në uljen e ofertës së Lekut dhe i thekson më shumë tendencat mbiçmuese të monedhës vendase./Monitor

    euro Leku
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    June 18, 2026

    Spanja, 289 minuta pa festuar një gol. Iberikët duhet të ndryshojnë statistikat ndaj Arabisë Saudite

    June 18, 2026

    Ministri i Mbrojtjes në Bruksel: Shqipëria, aleate e besueshme në NATO

    June 18, 2026

    Euro në “rrokullisje”, zbret në 94.6 lekë

    June 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Nga Ardit RadaKa politikanë që dallohen për betejat që zgjedhin të bëjnë. Ka të tjerë…

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.