Një aksident i rëndë ka ndodhur në mesnatë në autostradën Tiranë-Durrës, ku për pasojë ka humbur jetën një persona dhe ka mbetur një i plagosur.
“Blutë” thonë se aksidenti ka ndodhur pak para mesnatës, ku automjeti me shoferi një 39-vjeçar dyshohet se doli nga rruga. Për pasojë shoferi humbi jetën, ndërsa pasagjeri, një 29-vjeçar ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
“Më datë 20.04.2026, rreth orës 23:50, automjeti me drejtues shtetasin S. C., 39 vjeç dhe me pasagjer shtetasin V. C., 29 vjeç, dyshohet se ka dalë nga rruga, në aksin “Tiranë-Durrës”. Si pasojë ka humbur jetën 39-vjeçari, ndërsa shtetasi V. C. është në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.”– thotë policia./Radar.al


