Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Me Berishën në zemër dhe Interin mbi supe, demokrati “i blinduar” pret nisjen e protestës

    Shkëlzeni dhe Argita zbresin në shesh, protesta merr “bekimin familjar”

    “Ma këpute shpirtin o bukurosh…”, Zegjine Caushi ironizon deputetin e PD pas protestës opozitare: Të kisha ardhur unë të të mbaja krahun

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Vr*sja e Gentjan Bejtjes në sy të fëmijëve/ Kush i erdhi në ndihmë “Pole Qorr-it” për të kryer ekzekutimin ?

    August 29, 2024
    Vr*sja e Gentjan Bejtjes në sy të fëmijëve/ Kush i erdhi në ndihmë “Pole Qorr-it” për të kryer ekzekutimin ?

    Florian Plaku,vlonjati që u shpall sot në kërkim nga policia, si njëri nga tre ekzekutorët e Gentian Bejtjas në Larushk të Tiranës, rezulton të jetë miku i Roan Brahimit që mbeti i vrarë në Athinë, në Maj të 2024.

    Brahimi, mendohet se bashkëpunoi me Florian Plakun, dhe kunatin e tij, Ilir Beqiraj alias Brahimi, por edhe me persona të tjerë në ngjarjen e vrasjes së Gentian Bejtjas në Larushk.

    Krimi i rëndë ndodhi në sy të fëmijëve të Bejtjas, teksa ky i fundit ndodhej brenda një sere të vogël, duke ujitur perimet.

    Sipas burimeve të policies, në shumë raste është provuar se Roan Brahimi, ka prerë biletë avioni në një agjenci udhëtimi në Lezhë për Florian Plakun dhe disa persona të tjerë të skeduar nga policia kriminale.

    Kjo agjenci që ndodhet në qytetin e Lezhës është kontrolluar dy ditë më parë nga policia kriminale e Tiranës dhe nga aty u sekuestruan disa dokumente dhe një kompjuter.

    Nga hulumtimet e bëra rezulton se nga kjo agjenci janë prerë disa bileta avioni për Florian Plakun dhe persona të tjerë, pagesat e të cilave i ka kryer Roan Brahimi.

    Ka rezultuar se vlonjati Florian Plaku që në Vlorë njihet me nofkën “Pole Qorri” është larguar nga Shqipëria vetëm pak ditë pasi grupi kishte ekzekutuar me 50 plumba kallashnikovi Gentjan Bejtjan.

    Sipas burimeve mësohet se Florian Plaku, aktualisht ndodhet në Spanjë.

    Urdhri për arrestimin e tij u lëshua që më 26 korrik, por është mbajtur sekret dhe pa publikuar në media me shpresën se Florian Plaku, do udhëtonte për pushime nga Spanja në drejtim të Shqipërisë, ku më pas policia do realizonte arrestimin e tij.

    Në momentin që Florian Plaku nuk dha asnjë sinjal për të ardhur në Shqipëri ,u bë zyrtarisht shpallja në kërkim ndërkombëtar i tij.

    Policia Shqiptare i kërkoi autoriteteve Spanjolle arrestimin e Plakut, në një qytet të Spanjës.

    Sipas burimeve të policisë së Tiranës identifikimi i Florian Plakut është kryer përmes një analize ADN-je.

    Policia gjeti gjurmë djerse në njërën prej dorezave të derës së pasme dhe dorezën e dorëz që ndodhet në tavanin e makinës tip “Golf 7” të sekuestruar në zonën e TEG-ut, teksa makinën po e çonte për ta larë në lavazh i arrestuari Edison Haxhiu.

    Kjo makinë e sekuestruar tashmë nga policia, është përdorur nga njësia e vrasjeve për t’u larguar nga vendi, ku grupi braktisi dhe dogji makinën “Range-Rover” të përdorur në ekzekutimin e Bejtjas.

    Gjurma biologjike e marrë në makinë është krahasuar në bankën e të dhënave të ADN-së dhe rezultoi se i përkiste gjurmëve të personit të arrestuar në 2019, Florian Plakut.

    Në 2019, Plaku u arrestua për qëllimi ekstradimi në Itali pasi rezultonte i shpallur në kërkuar nga autoritet italiane si i përfshirë në trafikun e drogës dhe këtë gjë e ka bërë së bashku me disa persona të tjerë si Armand Lushaj, Indrit Hamzaj dhe Julian Aliaj, të cilët shpërndanin drogën në komunat e Firences.

    Qysh në 2019 Plakut i janë marrë gjurmët e ADN-së ndaj dhe identifikimi i tij përmes djersës së gjetur në dorezat e makinës është realizuar shumë i shpejtë.

    Kaq ka mjaftuar ndaj Florian Plakut të lëshohet masa e “arrestit në burg”. Tashmë ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe në rast se do arrestohet do ekstradohet në Shqipëri.

     

    Florian Plaku ndihma Vrasja e Gentjan Bejtjas
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Me Berishën në zemër dhe Interin mbi supe, demokrati “i blinduar” pret nisjen e protestës

    April 17, 2026

    Shkëlzeni dhe Argita zbresin në shesh, protesta merr “bekimin familjar”

    April 17, 2026

    “Ma këpute shpirtin o bukurosh…”, Zegjine Caushi ironizon deputetin e PD pas protestës opozitare: Të kisha ardhur unë të të mbaja krahun

    April 17, 2026

    Tensione në protestë para Kryeministrisë/ Aulon Kalaja dërgohet në urgjencë pas gazit lotsjellës

    April 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.