Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Me Berishën në zemër dhe Interin mbi supe, demokrati “i blinduar” pret nisjen e protestës

    Shkëlzeni dhe Argita zbresin në shesh, protesta merr “bekimin familjar”

    “Ma këpute shpirtin o bukurosh…”, Zegjine Caushi ironizon deputetin e PD pas protestës opozitare: Të kisha ardhur unë të të mbaja krahun

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    I njohur me nofkën ‘Pole Qorri’/ Kush është Florian Plaku, ekzekutori me tre emra, në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e Gentjan Bejtjas

    August 29, 2024

    TIRANË– Florian Plaku është shpallur në kërkim si njëri prej autorëve të vrasjes së ish-punonjësit të Policisë së Shtetit, Gentian Bejtjas, më 15 Mars të këtij viti në oborrin e vilës së tij.

    41-vjeçari, Florian Plaku, (Serjani dhe Mamo), nga Vlora, rezulton me tre emra. Ai ka precedentë penalë dhe është pjesë e grupeve të Vlorës.

    Ndaj tij gjykata e Tiranës ka caktuar më 26 korrik masën e sigurisë ‘arrest me burg’ si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’. Shërbimet e DVP Tiranë, të mbështetura në fazën operacionale nga shërbimet e DVP Vlorë, kanë ushtruar kontrolle për lokalizimin e shtetasit F. P., alias F. S., alias F. M., 41 vjeç, dhe vijon puna për kapjen e këtij shtetasi i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

    Pesë vjet më parë, në vitin 2019, Floriani u vu në pranga, ndërsa njihet ndryshe si kreu i një bande që me gomone niste kanabis nga Shqipëria në Brindizi. Droga nëpërmjet korrierëve shpërndahej nga Puglia drejt Romës, Napolit, Milanos dhe Firenzes. Anëtarë e bandës ishin Armand Lushaj, Indrit Hamzaj dhe Julian Aliaj, raportohej asokohe në mediat italiane.

    Në një kohë që është shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe po punohet për arrestimin e atentatorit, i njohur me pseudonimin ‘Pole Qorri’, policia e Vlorës ka kryer kontrolle në disa vende si dhe në banesë, por nuk është gjetur. Dyshohet se është në Dubai.

    Sa i takon vrasjes së 15 Marsit, Policia arrestoi në flagrancë Ilir Beqaraj alias Ilir Brahimi, alias Ilir Mançellari, 41 vjeç dhe Edison Haxhiun, 30 vjeç, si të dyshuar për ekzekutimin e ish-punonjësit të policisë.

    Ndaj Ilir Beqarajt, i arrestuar më parë për ‘Armëmbajtje pa leje’ dhe ‘Falsifikimi i dokumenteve’, prokuroria e Tiranës ka bërë rikualifikimin e veprës penale, duke shtuar ndaj tij edhe veprën penale për ‘Vrasje me Paramendim’. Ndërsa Edison Haxhiu, akuzohet për ‘Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje’./Radar.al 

    "Pole Qorri" Florian Plaku Vrasja e Gentjan Bejtjas
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Me Berishën në zemër dhe Interin mbi supe, demokrati “i blinduar” pret nisjen e protestës

    April 17, 2026

    Shkëlzeni dhe Argita zbresin në shesh, protesta merr “bekimin familjar”

    April 17, 2026

    “Ma këpute shpirtin o bukurosh…”, Zegjine Caushi ironizon deputetin e PD pas protestës opozitare: Të kisha ardhur unë të të mbaja krahun

    April 17, 2026

    Tensione në protestë para Kryeministrisë/ Aulon Kalaja dërgohet në urgjencë pas gazit lotsjellës

    April 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.