TIRANË– Monika Kryemadhi, deputetja e Partisë së Lirisë, ka votuar në qendrën në shkollën “Edit Durham” në Tiranë.
Në ndryshim nga zjedhjet e tjera Parlamentare, Kryemadhi nuk kandidon për deputete në zgjedhjet e 11 Majit, por ka shprehur mbështetjen për ish-bashkëshortin Ilir Meta që ndodhet në qeli.
Ajo është shoqëruar për të kryer procesin e votimit nga tre fëmijët e saj, djali dhe dy vajzat si edhe nga e ëma, Fatime Kryemadhi.
“I bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të shkojnë të votojnë sepse në fund të ditës indiferenca është vrasje e demokracisë më ka thënë Era. E vetmja mënyrë për ta shpëtuar këtë demokraci të brishtë është të shkojnë të votojnë dhe kush do ndryshimin, të japë ndryshimin.”- tha Kryemadhi./Radar.al
Rezultatet e zgjedhjeve? I merr live në Radar.al!
Në kohë reale, me votat zyrtare nga KQZ!
#Zgjedhjet2025 #RadarLive #RezultateZyrtare #RadarAl
Ndodh në Lushnje/ Dollapi i vjetër i rrobave kthehet në dhomën e fshehtë të votimit
Voton kryedemokrati Berisha, shoqërohet nga gruaja dhe djali
Rama publikon videon krah gruas në Surrel: Unë me katundaren time
“S’ka burrë nëne…”/ Konflikt fizik mes komisionerëve në Lushnjë, pezullohet votimi


