TIRANË– Vetëm pak minuta pasi ushtroi të drejtën e votës në qendrën e votimit në Surrel, Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në Facebook krah bashkëshortes ë tij, Linda Rama dhe disa banorëve në Surrel.
“Unë me katundaren time. Ulini duart se është heshtje zgjedhore.”-u shpreh shefi i qeverisë.
Më tej Kryeministri Rama u uroi qytetarëve një ditë fantastike.
“Katundi jonë ju përshëndet, ulini duart se është heshtje zgjedhore. Ky është katundi jonë, unë me katundaren time këtu dhe ja katundari tjetër këtu, ja dhe katundari tjetër, ja dhe katundari i vogël. Ju urojmë një ditë fantastike nga katundi jonë, Surreli quhet.”- tha ai./Radar.al
“S’ka burrë nëne…”/ Konflikt fizik mes komisionerëve në Lushnjë, pezullohet votimi
Qytetarja 101-vjeçare çrregjistrohet, i biri: Nuk e lejojnë të votojë
Ndodh në Elbasan/ Me vello e make-up, nusja voton para se të shkojë në dasmë


