LUSHNJE– Në një kohë që kanë kaluar katër orë nga nisja e procesit të votimit në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, nuk kanë munguar as përplasjet fizike.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur në një qendër votimi në Lushnjë mes komisionerëve të PD dhe PS.
“S’ka burrë nëne.”- dëgjohet të thotë njëri prej tyre. Sipas komisionerëve të pranishëm, komisionerët e PD janë ankuar se ata të PS kanë filmuar votat e qytetarëve./Radar.al
Qytetarja 101-vjeçare çrregjistrohet, i biri: Nuk e lejojnë të votojë
Ndodh në Elbasan/ Me vello e make-up, nusja voton para se të shkojë në dasmë


