Qyteti i Vlorës do të përballet me ndërprerje të përkohshme të ujit të pijshëm të martën, më 24 shkurt, për shkak të punimeve të planifikuara nga Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë.
Shkak i ndërprerjes janë punimet për lidhjen e nyjeve të rrjetit të ri me rrjetin ekzistues të ujësjellësit. Ndërprerja do të prekë kryesisht zonat bregdetare:
Uji i Ftohtë
Lungomare
10 Korriku
Kalaja
Jonufra
Pjesa tjetër e qytetit nuk do të ketë ujë gjatë pasdites, ndërsa mëngjesin e së mërkurës furnizimi do të rikthehet normalisht.
Ujësjellësi apelon tek qytetarët dhe bizneset që të planifikojnë përdorimin e ujit në përputhje me ndërprerjen e përkohshme, pjesë e projektit të ri të ujësjellësit për Vlorën.


