Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rama kritikon komentuesit në rrjete sociale: Ndalni gjuhën e urrejtjes, mësoni nga modeli i Camargue

    Flet nëna e autorit të vra*jes së efektivit të policisë: Polici qëlloi i pari, djali im reagoi

    Nga dështimi te miliona euro investime, Rama vlerëson historitë frymëzuese të sipërmarrësve të rinj shqiptarë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Videoja e ministres izraelite trondit rrjetin: Ja si do të jetë Gaza. Ose ne, ose ata!

    July 24, 2025

    Një video e krijuar me inteligjencë artificiale dhe e publikuar nga ministrja izraelite e Inovacionit, Gila Gamliel, ka ngjallur reagime të forta në rrjet. “Ja si do të jetë Gaza në të ardhmen. Ose ne, ose ata”, shkruan ministrja në përshkrimin e postimit të saj, i cili po qarkullon gjerësisht online dhe po cilësohet nga shumëkush si provokues dhe shqetësues.

    Në videon e animuar, Gaza paraqitet jo si një territor i rrënuar nga lufta, por si një metropol futurist: me resorte luksoze, ndërtesa të larta, plazhe private dhe jetë të gjallë nate. Në sfond dallohet një kullë me emrin e Donald Trump, ndërsa në skenat e tjera shfaqen vetë Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, të shoqëruar nga bashkëshortja e Trumpit, Melania. Ata ecin të buzëqeshur përgjatë një lungomareje, teksa në qiell shpërthejnë fishekzjarrë.

    Në një koment të mëvonshëm, Gamliel shkruan: “Largimi vullnetar i banorëve të Gazës mund të ndodhë vetëm me Netanyahun dhe Trumpin”, deklaratë që u cilësua nga shumë përdorues në rrjet si nxitëse e një narrative për spastrim etnik.

    Publikimi i kësaj videoje vjen në një kohë kur mbi 2.3 milionë banorë të Gazës përballen me krizë të thellë humanitare. Organizatat ndërkombëtare paralajmërojnë për mungesë ekstreme të ushqimit, ndërsa raportet nga terreni flasin për njerëz që rrinë në radhë për orë të tëra për pak ushqim apo ujë të pijshëm.

    Pamjet e publikuara nga mediat ndërkombëtare tregojnë për fëmijë, të moshuar dhe të sëmurë që vuajnë urinë, ndërsa mjekët në Gaza e përshkruajnë situatën si një betejë të përditshme, jo vetëm kundër pasojave të luftës, por edhe kundër urisë që po kërcënon mbijetesën e banorëve.

    חשיפה : כך עזה תראה בעתיד.
    הגירת עזתים מרצון רק עם טראמפ ונתניהו.

    זה אנחנו או – הם !

    לינק לתוכנית ההגירה מרצון מעזה שהגשתי לקבינט בשבוע הראשון למלחמת 'חרבות ברזל' 13.10.23 בתגובה הראשונה. pic.twitter.com/kdPXcONmQl

    — גילה גמליאל – Gila Gamliel (@GilaGamliel) July 22, 2025

    Gaza Izraeli ministrja palestineze Trump
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rama kritikon komentuesit në rrjete sociale: Ndalni gjuhën e urrejtjes, mësoni nga modeli i Camargue

    June 7, 2026

    Flet nëna e autorit të vra*jes së efektivit të policisë: Polici qëlloi i pari, djali im reagoi

    June 7, 2026

    Nga dështimi te miliona euro investime, Rama vlerëson historitë frymëzuese të sipërmarrësve të rinj shqiptarë

    June 7, 2026

    Dasma e Dua Lipës në Palermo ndez debat, këngëtarja kompenson banorët

    June 7, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.