Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar rekurs në Gjykatën e Lartë kundër vendimit të Apelit, i cili e la në qeli duke konfirmuar masën e sigurisë.
Me anë të rekursit, Veliaj synon rrëzimin e vendimit dhe ndryshimin e masës që e mban pas hekurave. Një ditë më herët SPAK mbylli hetimet dhe e dërgoi për gjykim dosjen e Veliajt.
Ish-kryebashkiaku ndodhet në qelitë e paraburgimit të Durrësit që prej shkurtit të këtij viti për çështje të lidhur me korrupsion dhe abuzim me detyrën gjatë kohës së kryetar bashkie i Tiranës.


